Loading...

Taivan, gruaja takson burrin për çdo herë që ky dëshiron të kryejë marrëdhënje me të

Taivan, gruaja takson burrin për çdo herë që ky dëshiron të kryejë marrëdhënje me të

  Një ngjarje për t’u shënuar dhe e çuditshme ka ndodhur në Taivan javën që shkoi, ku një grua ka tatuar burrin e saj për sa herë që ky i fundit do bënte seks me të.

Gruaja  ishte tepër e shqetësuar për faktin se përse burri nuk i jepte mjaftueshëm para për të mbuluar shpenzimet e shtëpisë.

 Burri i saj, një shofer kamioni i quajtur Chen, i shpenzonte paratë nëpër lokalet e pafundme të Taivanit, duke festuar me shokët.

Në këto kushte, gruaja vendos ta tatojë Chen-in me 66 dollarë amerikan, për çdo herë që ky i fundit dëshironte të bënte seks me të.

Chen-i nuk e priti mirë vendimin e gruas. Nga ana tjetër, gruaja nuk i lëkundet vendimit të marrë pasi pretendon se burrit të saj i pëlqen jeta e natës dhe e ka lënë pas dore familjen.

Rroga e gruas nuk është e  mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet e shtëpisë, kështu që ajo vendosi ta tatojë atë.

Chen, i mërzitur, i raporton policisë për vendimin e çuditshëm të gruas së tij. Por policia i thotë të gjejnë një kompromis, raportojnë mediat lokale.

Më në fund Chen bie dakord që t’i japë familjes së tij 660 dollarë për çdo muaj. Ndërsa gruaja nga ana tjetër e tërhoqi vendimin për ta tatuar Chen-in për sa herë do të bënin seks bashkë./Oculus News
Taivan, gruaja takson burrin për çdo herë që ky dëshiron të kryejë marrëdhënje me të Taivan, gruaja takson burrin për çdo herë që ky dëshiron të kryejë marrëdhënje me të Reviewed by Marion Mardodaj on 4/21/2017 11:24:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.