'Simptomat' që tregojnë se duhet të ndryshosh Vendin e Punës

Shenjat kur duhet të ndryshoni vendin e Punës

 Disa gjëra mund të jenë më të këndshme në jetë se sa qëndrimi në një vend të papërshtatshëm pune. Puna mund të marrë shumë energji dhe kohë nga jeta biologjike. 

Njerëzit shpenzojnë shumë kohë në punë gjatë ditës. Nëse keni një punë për të cilën nuk jeni të interesuar, të apasionuar, apo nuk keni aftësitë e duhura ose keni më shumë aftësi seç duhet, kjo gjë mund ta bëjë ekzistencën të tmerrshme. Nëse jeni në një punë jo të përshtatshme dhe që nuk është në të njëjtën linjë me interesat dhe qëllimet tuaja, kjo është një shenjë që duhet të zgjoheni dhe të shihni mundësinë për të ndryshuar vendin e punës.

'Simptomat' që tregojnë se duhet të ndryshosh Vendin e Punës

Ja shenjat që tregojnë se ka ardhur koha të ndryshoni vendin e punës

1. Nuk ndiheni natyral në punën që bëni
Nëse nuk ndiheni natyral në punë, duhet të kushtoni vëmendje dhe ta rivlerësoni atë. Njerëzit që janë në vende pune që u përshtaten, mund t'i menaxhojnë lirshëm dhe me vetbesim. Nëse gjithçka rreth pozicionit tuaj duket e papërshtatshme dhe e mërzitshme, kjo përbën shenjë paralajmëruese. Mbase është një shenjë që duhet të ndërroni vendin e punës.

2. Kur kritikoheni vazhdimisht
Njerëzit që shkëlqejnë në punë janë të prirur të marrin lavdërime të vazhdueshme. Nëse dëgjoni vazhdimisht gjëra të këqija rreth performancës së punës suaj, ka ardhur koha që të rivlerësoni pozicionin tuaj. Nëse mbani një pozicion pune që nuk ju përshtatet, po e shisni veten lirë, edhe kompaninë në këtë rast. Asnjëri nuk përfiton në një situatë të tillë.

3. E gjitha çfarë ju intereson është paga e rradhës
Nëse puna që bëni nuk do të thotë gjë tjetër veçse paga e rradhës, kjo është një shenjë pastër që duhet të largoheni nga puna. Qëllimet tuaja duhet të jenë që të gjeni një "thirrje" në jetë. Duke qëndruar në një punë që ju bën të ndiheni keq, kjo nuk është një mënyrë jetese. Duhet të gjeni një punë që ju jep pak gjallëri në çdo hap të mëngjesit.

4. Nuk ju pëlqen të diskutoni rreth punës
Njerëzit e apasionuar rreth karrierës së tyre e shijojnë kur bisedojnë për punën që bëjnë. Të tjerët i shmangen me çdo mënyrë kësaj teme. Nëse puna që bëni nuk është gjë tjetër veçse një burim turpi për ju, atëherë ka ardhur koha të largoheni sa më parë.

5. E kuptoni që nuk mund të rriteni
Qëllimet mund të jenë motivatorë të mëdhenj për profesionistët. Nëse qëndroni në një punë që ofron 0 potencial rritjeje, kjo gjë do ta thante entuziazmin që keni. Kjo ju bën të ndiheni sikur jeni në një greminë. Ju bën të ndiheni sikur asgjë e mirë nuk do i ndodhë karierës suaj në të ardhmen. Nëse puna që bëni duket si një vdekje totale në jetë, atëherë duhet të shihni në detaje mundësi të tjera.

Nëse do keni këto shenja, kjo mund të tregojë se kjo nuk është rruga e duhur për karierën tuaj dhe mund të bëni më shumë për të duke punuar diku tjetër. Me një ndryshim, do shihni se si produktiviteti juaj do rritet dhe do pushoni së bëri gjëra që bëjnë ta shpenzoni kohën kot. Kushtojini vëmendje kësaj dhe do shihni se si do jeni më të lumtur në jetë./Oculus News
Previous Post Next Post