Shkenca: raportet paramartesore çojnë drejt tradhtisë bashkëshortore


Shkenca: raportet paramartesore çojnë drejt tradhtisë bashkëshortore

 Një artikurll i publikuar së fundi në një revistë shkencore thekson se seksi paramartesorë është një ndër faktorët që çon drejt ndarjes së çifteve.

Seksi është një stimulant i fuqishëm i trurit. Kur dikush përfshihet seksualisht, kjo e bën atë të dojë ta përsërisë sërish dhe sërish aktin. Truri i tyre prodhon me shumicë dopamina - një kimikat i fuqishëm që krahasohet me heroinën në tru. Dopamina është sistemi i brendshëm i kënaqësisë së individit. Prodhimi i dopaminës lidhet edhe me mënyrën se si ne mund të memorizojmë.

Një kimikat tjetër i rëndësishëm është oxytocina, e cila ka funksionin që të na ndihmojë të harrojmë shpejt dhimbjet dhe gjërat e pakëndshme. Oxytocina është një hormon i prodhuar kryesisht në trupin e femrave. Kur një femër lind dhe ushqen me gji foshnjën, trupi i saj prodhon sasira të mëdha oxytocine, dhe kjo gjë bën lidhejen e fuqishme nënë-fëmijë. Për këtë arsye, mamatë janë shumë të lidhura dhe mund të vdisnin për fëmijët e tyre, sepse janë të përfshira emocionalisht me ta për shkak të oxytocinës kur bashkojnë lëkurën e tyre me atë të fëmijës.

I njëjti fenomen ndodh edhe në një lidhje intime midis një mashkulli dhe një femre. Lëshohet oxytocinë dhe kjo e bën femrën të lidhet emockionalisht me mashkullin. A keni menduar ndonjëherë se përse një grua dëshiron të qëndrojë me një mashkull, edhe kur ky i fundit e keqtrajton? Pra, sepse ajo është e përfshirë emocionalisht me të për shkak të lëshimit të oxytocinës gjatë kryerjes së marrëdhënjeve seksuale.

Meshkujt prodhojnë vasopressin, që njihet ndryshe si “hormoni monogam”, dha ka të njëjtin efekt si oxytocina për femrat. Pra, lidh një mashkull me një femër.

Këto agjent lidhës bëjnë përzgjedhjen tonë ndaj një personi. Kjo gjë është shumë e mirë në marrëdhënjet bashkëshortore, por shumë e keqe në marrëdhënjet dashurore sepse bën që të humbet sensi i objektivitetit kur jeni në kërkim të “personit të jetës”.

Sipas neuropsikiatrit Dr. Tim Jennings, “Kur keni kryer marrëdhënje paramartesore, qarku shpërblyes i juaji është i lidhur me marrëdhënjet paramartesore, dhe kjo gjë është shumë e thellë dhe e padobishme. Shpesh, kur çiftet e përfsiha seksualisht ndahen, ato mund ta tolerojnë sensin e “zbraztirës”, dhe lidhen më lehtë me një person tjetër. Qarqe neurologjike nuk kanë pasur kohë të qetësohen, por janë mësuar të lidhen me personin e radhës. Ky është thjeshtë një cikël përsëritës, dhe ekzistojmë me të vërtetë dëmtime kur lidhjet vazhdojnë.

“E njëjta lidhje ndodh edhe kur diksush sheh filma me skena seksi”, thotë Dr. Doug Weiss./Oculus News
Previous Post Next Post