Loading...

Nëna i drejton Pistoletën Berberit pasi u vonua të qethë djalin 6-vjeçar të saj


  Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në SHBA ku një nënë i ka drejtuar armën berberit pasi ky i fundit po vonohej të përfundonte qethjen e djalit të saj, në qytetin e Ohajos.

Policia e Ohajos po merr në pyetje njerëzit që të identifikojnë nënën.

Nëna shkoi me djalin e saj 6-vjeçar tek berberi në "AllState Barber në bulevardin e Clevelandit, ku një e qethur kushton vetëm 6 dollarë pasi bëhet nga kursantët që janë duke u trajnuar.

"Vetëm për një të qethur po vonohesh kaq shumë?" pyet ajo.

Nëna u largua për një çast dhe pas disa miunutash u kthye dhe nxorri një pistoletë nga çanta e saj . Punonjësi i kërkoi menjëherë të qetësohej.

Nëna i drejton Pistoletën Berberit pasi u vonua të qethë djalin 6-vjeçar të saj

Marilyn Medina, një instruktor kursantësh dëshmoi incidentit në Polici.

Medina thotë se nëna e irrituar shpjegoi që kishte leje për të mbajtur armë.

Më pas nëna mori djalin e saj dhe u largua nga dyqani./Oculus News
Nëna i drejton Pistoletën Berberit pasi u vonua të qethë djalin 6-vjeçar të saj Nëna i drejton Pistoletën Berberit pasi u vonua të qethë djalin 6-vjeçar të saj Reviewed by Marion Mardodaj on 4/30/2017 10:44:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.