Meshkujt pa flokë mendohen si më të Fortë dhe Dominantë thekson studimi

Meshkujt pa flokë mendohen si më të Fortë dhe Dominantë thekson studimi

 Meshkujt pa flokë, me kokë të rruar ose siç njihen ndryshe në gjuhën popullore "tullacë" perceptohen si më dominantë, të fortë, autoritarë dhe ndikues se sa meshkujt që kanë flokë, por që janë më pak atraktiv, thekson një studim i fundit.

Një studim i bërë së fundi në Universitetin e Pensilvanisë gjeti që meshkujt që rruajnë kokën shihen si më dominant por më pak tërheqës.

Studimi u bazua në tre eksperimente të veçuar nga njëri tjetri.

Në të parin vullnetarëve që morën pjesë në studim iu treguan fotografi të disa meshkujve me kokë të rruar dhe disa të tjerëve me flokë. Vullnetarët i përshkruanin meshkujt me kokë të rruar si më dominantë dhe të këndshëm, por më pak atraktiv se meshkujt e tjerë.

Në eksperimentin e dytë vullnetarëve iu kërkua që të krahasonin fotot e të njëjtëve meshkuj, por në njërën foto me kokë të rruar dhe në tjetrën me flokë.

Kësaj rralle vullnetarët përshkruan fotot e po të njëjtëve meshkuj por që ishin me kokë të rruar si më shumë dominantë, se sa fotot e tyre me flokë.

Në eksperimentin e tretë vullnetarëve iu kërkua që të përshkruanin perceptimet e tyre për një mashkull me kokë të rruar. Sërish rezultatet e tyre ishin plotësisht të njëjta me dy eksperimentet e para.

Në lidhje me meshkujt që rruanin me dëshirë kokën, studimi citoi një tjetër eksperiment të bërë më herët, "Theyrja e rregullave për të dominuar," i cili gjeti që meshkujt që thyenin rregullat u perceptonin si më të fuqishëm.

Nga ana tjetër meshkujt me flokë të rralluara në mënyrë natyrale u perceptonin si më pak dominantë, më pak atraktiv dhe të vetëbesueshëm, më pak mashkullorë se meshkujt me kokë të rruar.

Studimi pretendon që meshkujt të cilët e kanë rruajtur historikisht kokën për shkak të profesionit, si në ushtri, sporte apo filma, kanë krijuar një stereotip të tyrin që shoqërohet me maskuinilitetin, fuqinë dhe qëndrueshmërinë.

Dhe së fundi studimi thekson për meshkujt që u kanë rënë flokët apo kanë flokë të rralla, që dë t'u dunin më mirë nëse do të rruanin kokën./Oculus News
Previous Post Next Post