Horoskopi Kinez 2017 - viti i pulës së kuqe të zjarrit

Horoskopi Kinez 2017 - viti i pulës së kuqe të zjarrit


 Viti 2017 është viti i pulës, viti i 4714-ë kinez.

Sipas kalendarit të horoskopit kinez, ky është viti i pulës së kuqe të zjarrit. Teoria e horoskopit kinez thekson se pula është prej metali që nënkupton bizhuteritë, arin dhe gurët e çmuar. 

E përkthyer në ditët e sotme, kjo do nënkuptonte pasurinë, lluksin dhe bukurinë. Në fakt pula e metaltë lidhet me mjegullën dhe ajrin e ndotur. Ndaj është e pamundur të shohim rrugën përpara nesh, derisa mjegulla të kalojë.

Le të shohim në vijim se çfarë do të thotë kjo për secilën shenjë; duhet të kihet parasyshë që për personat e lindur përpara datës 4 shkurt, është i njëjti horoskop si i vitit të kaluar (kliko për Horoskopin Kinez 2016).

Le të shohim çfarë thotë Horoskopi Kinez 2017 për ju, për të përcaktuar shenjën tuaj të horoskopit kinez referohuni në diagramën e paraqitur më poshtë.

Horoskopi Kinez 2017 - viti i pulës së kuqe të zjarrit
Miu
Në dashuri jeni të vetëm, duhet të frekuentoni takimet sociale dhe do ishte e udhës të kërkonit ndihmë të paktën nga një person më i madh se ju në moshë, si prindërit apo një mik më i madh. Sidoqoftë, personat në një marrëdhënje do kenë stabilitet dhe dë jenë të fokusuar në familje.

Të marrit para hua tek njerëzit pranë jush kjo do të krijonte probleme, këshillohet gjithashtu të mos bëni ndonjë investim të rrezikshëm.

Në zyre jeni kërkues. Nëse nuk ndiheni rehat në punën aktuale, atëherë do të kërkoni për punë tjetër.

Demi
Në dashuri gjithçka duket e trëndafiltë, kështu që nuk është e nevojshme të shqetësoheni. Beqarët? Jeni me fat, një person i hijshëm është drejtuar nga ju. Mos gaboni ta sheqerosni!

Në aspektin e parave ju hapen një sërë mundësishë, por kërkojnë kohën e duhur, kështu që mos prisni para për një perjudhë të caktuar.

Në punë mbetet rutina çështja e ditës. Të qëndruarit me njerëzit e duhur, kjo do t'ju sillte më shumë fat, siç e kishit parashikuar.

Tigri
Në dashuri pritet të shpërthejnë disa fishekzjarre nëse jeni "single". Nëse jo, edhe kjo është po aq e mirë. Do shpenzoni shumë kohë me personin që ju tërheq. Pozitiviteti do vibrojë.

Duhet të punoni pak shumë për 6 muajt e ardhshëm, që të shihni frutet në aspektin e parave. Është koha për të zhvilluar aftësitë komunikuese dhe të zhvilloheni profesionalisht. Integrojeni këtë me pasionin juaj të brendshëm dhe do vëreni se si do tejkaloni çdo pengesë.

Lepuri
Dashuria nuk duket keq. Nëse kërkoni ndihmë, pyesni një qen, mi, dem ose një gjarpër. Duhet të shmangni sa të mundeni argumentet.

Puna juaj e shumtë do t'ju shpërblejë në të mira monetare.

Nuk jeni të gatshëm të përshtateni me të renë në punë. Punoni me veten dhe zhvilloni aftësitë që të përgatiteni për sfidat e ardhshme.

Dragoi
Duhet të ndodhë një shkëndijë në dashuri për ju. Nëse jeni beqarë, ka të ngjarë që kur të dilni, të takoni dikë me të cilin ka shumë mundësi që lidhja të shkojë në nivele të larta. Personat që janë në marrëdhëje do shijojnë një lidhje të thellë romantike. Dragonjt e martuar do bien sërish në dashuri me partnerët e tyre. Ky është një vit që nuk do harrohet, pavarësisht nga statusi social i çdo dragoi.

Në lidhje me paratë ekzistojnë lajme të mira, por sigurohun që t'i përdorni me inteligjencë, kreativitet dhe ide të mira.

Në punë do jeni personi më korrekt. Kjo është kohë e mirë për profesionin tuaj, pasi do keni luksin të keni mundësi zgjedhjeje.

Gjarpëri
Në dashuri po shfaqen shenja të mira në horizont nëse dini të menaxhoni marrëdhënjet romantike, pasi gjarpërinjtë janë mjeshtëra kur vjen puna për t'u ngatërruar. Nëse jeni duke "gjuajtur", është koha e duhur për të gjetur një partner, sidomos për meshkujt. Një gjarpër i martuar duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje partneres apo partnerit.

Financat duken mirë. Por kini parasyshë se pasioni juaj për pasurinë mund të mos jetë i qëndrueshëm. Nëse mund ta mbani, jeni flori më vete.

Në punë ju paraqiten mundësi të reja. Nëse ndiheni të pasionuar për detyrat e reja, atëherë vazhdoni. Nëse jo, nuk duhet t'ju zërë paniku. Keni luksin që të prisni për rastin e radhës.

Kali
Në dashuri duhet të përpiqeni më shumë, dhe kjo përpjekje do japë shumë shpejt frutet e saj. Kërkuesit e dashurisë, sidomos meshkujt, do gjejnë çfarë kërkojnë, dhe çiftet do kalojnë kohë të bukura.

Një rritje e financave parashikohet gjatë vitit, të cilat mund t'i ktheni në investime. Kërkoni më shumë këtë vit quke qenë duke "galopuar" gjatë gjithë vitit!

Në punë keni shumë mundësira. Nëse vazhdoni të jeni të pasionuar, nuk ka rëndësi nëse qëndroni aty ku jeni apo zgjidhni mundësi të reja. Hingëllima juaj do dëgjohet dhejtra kilometra larg...

Delja
Dashurinë do jeni në gjendje ta gjeni apo ta mbani nëse është e mundur, megjithëse nuk duhet të ushtroni shumë presion ndaj partnerit apo partnerit potencial.

Ky do jetë një vit i mirë në lidhje me paratë, por vetëm nëse shpenzoni shumë kohë duke punuar.

Në punë, nëse ndjeni që nuk është e udhës t'i shkoni prapa kopesë, atëherë është momenti të ndërmerrni një tjetër sfidë. Dukeni në një cikël të mirë, nëse qëndroni pasionantë.

Majmuni
Në dashuri nuk dukeni shumë të zgjuar. Është më mirë që kësaj here të shihni për mundësi biznesi apo të karierës, pavarësisht statusit social që keni.

Në aspektin e parasë, nëse do jeni më të durueshëm dhe kujdesshëm, ky do jetë vit i mbarë për ju. Nëse e ndjeni, mund ta arrini suksesin. Nëse jo, kërkojini një kundërshtari, nëse dëshiron të bashkëekzistoni në një projekt të caktuar.

E ardhmja duket perfekte në lidhje me punën. Keni punuar shumë por ndjeni që nuk i keni arritur akoma qëllimet tuaja. Mund të merrni role të reja në punë, ose mund të lëvizni; çdo gjë është në favorin tuaj.

Pula
Në dashuri gjërat duken të vështira, por shpresa nuk ka humbur. Nëse takoni njerëz të shenjave të demit, dragoit apo gjarpërit, do shihni buzëqeshje në fytyrën tuaj. Nëse jeni në dashuri, argumentet mund të jenë të tepërta. Nëse jeni në telashe, një ndërmjetësues i shenjës së gjarpërit do ishte perfekt. Nëse e fajësoni veten, shpirti dhe vetëbesimi juaj do bie në nivele tepër të ulëta.

Gjendja me paratë do jetë e mirë, nëse do keni energjinë të vazhdoni me projektet dhe punët tuaja. As mos e mendoni të bëni ndonjë investim me risk apo të merrni para hua, pasi do keni probleme në temra afatgjatë.

Në punë duhet të kini kujdes. Duhet të mendoni gjatë përpara se të pranoni një pozicion apo punë të re. Nëse keni nevojë për ndihmë, pyesni një tigër, i cili do t'ju qartësojë për çdo paqartësi.

Qeni
Në dashuri gjendja duket e mirë. Beqarët duhet të mos shkojnë pas çdo personi dhe nuk duhet të jenë agresivë. Qëndroni më të ftohtë. Të martuarit nuk duhet të shqetësohen. Shihni karrierën apo mundësi për të bërë para.

Mundësitë për të bërë para janë rreth jush, por duhet të veproni me shpejtësi ose duhet të prisni edhe një vit. Gjarpëri mund t'ju ndihmojë në çfarë kërkoni.

Në punë do i qëndroni besnikë punëdhënësit. Qëndroni të fokusuar në përgjegjësitë tuaja dhe gjithashtu me këmbë në tokë.

Derri
Në dashuri, kushtojini më shumë vëmendje dashurisë suaj apo partnerit. Nëse po kërkoni dashuri, dilni të shijoni diellin dhe socializohuni. Meshkujt do ta kenë më të lehtë për të gjetur femra në prill, maj dhe qershor. Nëse e keni partnerin. atëherë tregojini që jeni me të vërtetë "derrkuc", në mënyrë që marrëdhënja të rritet.

Në aspektin e parave do jeni në gjendje të sillni "sallam" në shtëpi gjatë muajve të verës. Por duhet ta fitoni përmes pasionit dhe dedikimit.

Në punë nuk jeni të sigurtë për rrugën tuaj. Sidoqoftë kjo situatë do ndryshojë në verë, kur gjërat të qartësohen. Do ju shfaqen mundësi të reja por gjithmonë nëse do keni pasionin e duhur. Kështu që pyeteni veten nëse e dëshironi me të vërtetë atë çfarë po bëni ose do bëni. Nëse jo, është më mirë të qëndroni sërish "derrkuc"!/Oculus News
Previous Post Next Post