Eleminimi infeksioneve me Ushqime/Antibiotikë Natyral

 Antibiotikët kanë shpëtuar pafundësisht jetë njerëzish, duke i bërë infeksionet vdekjeprurëse të përkohshme. Sidoqoftë praktikat e zakonshme të antibiotikëve i kanë bërë mikroorganizmat që të pështaten me disa lloj antibiotikësh. Ndaj në ditët e sotme po përballemi me probleme edhe më të mëdha, me "superviruse". Këto superviruse nuk i përgjigjen terapive të antibiotikëve pasi bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Ndaj lind nevoja për masa serioze për të luftuar problemin e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Për shkak të kësaj, një sërë njerëzish kanë filluar të përdorin antibiotikë natyral për të trajtuar kryesisht infeksionet e lehta dhe parandaluar rezistencën e superviruseve ndaj antibiotikëve.

Mbi të gjitha duhet të dimë se përse doktorët nuk këshillojnë antibiotikë kundër gripit apo infeksioneve virale. Saktësisht, antibiotikët luftojnë bakteriet, kërpudhat dhe disa parazitë, por jo viruset.

Nga ana tjetër, antibiotikët natyral nuk mund të shkatërrojnë viruset, të cilët dahen në dy grupe: antibakteriale dhe antikërpudhore, ndërsa antibiotikët mjekësore janë bërë për të dy grupet.

Duhet të kihet parasyshë që këto antibiotikë natyral duhet vetëm të asistojnë terapinë dhe nuk mund ta zëvendësojnë këshillat profesionale mjekësore, diagnozat dhe trajtimet. Nëse vuani nga një problem i caktuar shëndetësorë, duhet të konsultoni mjekun se cili është antibiotiku më i mirë natyral për shqetësimin e caktuar shëndetësorë.

Lista në vijim përmban antibakterialet më të fuqishme naturale, të cilat mund të përdoren ndaj infeksionit nga plagët, të fytit apo bajameve dhe të veshit.

- Mjaltë natural
- Rrënjë rrepe
- Uthull molle
- Lëng qepe
- Spec djegës
- Ekstrakt i vajit të rigonit
- Ekstrakt xhixnxheri
- Hudhrat
- Shafrani i Indisë

Nga ana tjetër, këto janë antibiotikët natyral më të fuqishëm antikërpudhorë, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin apo trajtimin e acarimit të lëkurës, të infeksionit maja, ndaj mbirritjes së kërpudhës "candida albicans" dhe ushqimeve të caktuara:

- Mjalti natural
- Ekstrakti i xhinxherit
- Shafrani i indisë
- Uthulla e mollës

Zakonisht këto antibiotikë natyral gjenden në formën e suplementeve tek pilulat në farmaci. Mjeku mund të këshillojë dozën e caktuar. Për të parandaluar çështjet problemet shëndetësore të përmendura më lart, këshillohet që këto ushqime të konsumohen mbi baza ditore./Oculus News
Previous Post Next Post