Citime Frymëzuese për të ndjekur Ëndërrat

Vajzë-dëshpëruar-në-rrugë

 Shumica prej nesh tërhiqemi, kemi frikë nga e panjohura. Sidoqoftë jeta fillon vërtetë kur veprojmë sipas dëshirës së vërtetë të zemrës, pavarësisht pasojave. Për të realizuar një ëndërr është të shkosh drejt së panjohurës dhe të pasigurtës.

Në këtë kontekst, po paraqesim disa citime të përzgjedhura që frymëzojnë në ndjekjen e ëndërrave:

"Aventura më e madhe që mund të ndërmarrim, është të jetojmë jetën e ëndërrave." Oprah Winfrey.

"E ardhmja i takon atyre që besojnë në bukurinë e ëndërrave të tyre." Eleanor Roosevelt.

"Të gjitha ëndërrat tona mund të bëhen të vërteta nëse do kemi kurajën t'i ndjekim ato." Langston Hughes.

"Le ta bëjmë të ardhmen tani, dhe të bëjmë ëndërrat realitetin e së nesërmes." Malala Yousafzai.

"Beso tek ëndërrat, tek to fshihet porta e pafundësisë." Tupac Shakur.

"Ëndërro sikur do jetosh përgjithmonë. Jeto sikur do vdesësh nesër." James Dean.

"E djeshma është kujtimi i së sotmes, ndërsa e nesërmja është ëndërra e së sotmes." Khalil GIbran.

"Zakonisht ëndërrat janë të thella kur duken të çmendura." Sigmund Freud.

"Duhet të ëndërrosh si fillim, që ëndërra të bëhet realitet." A. P. J. Abdul Kalam.

"Asnjëherë mos u dorëzo në atë çfarë vërtetë dëshiron. Personi me ëndërra të mëdha është më i fuqishëm se ai që ka të gjitha faktet e mundshme të kësaj bote." H. Jacjkson Brown, Jr.

"Është më mirë të përpiqeni deri në vdekje se sa të dorëzoheni. Nëse hiqni dorë nga ëndërrat, çfarë mbetet tjetër?" Jim Carrey./Oculus News
Previous Post Next Post