Xhindet ose Paraliza e Gjumit, një argumentim alternativ

Xhindet ose Paraliza e Gjumit, një argumentim alternativ

 Përkufizimi klasik i këtij fenomeni njihet si "paraliza e gjumit", në gjuhën popullore si pushtim nga xhindi apo xhindët. Mund të zgjasë disa sekonda deri në disa minuta, dhe zakonisht ndodh pak çaste përpara se të na zerë gjumi ose pak çaste më parë se të zgjohemi. Shumë njerëz përshkruajnë sikur ndjejnë prezencën e diçkaje që shpesh përshkruhet si keqdashëse, kërcënuese, djallëzore, dhe përjetojnë një terrorr të pakuptimtë.

Zakonisht kjo prezencë shihet, ndjehet dhe dëgjohet. Njerëzit kanë raportuar gjithashtu përvoja unike, si p. sh., ndjenja e pluskimit apo të ndodhurit jashtë trupit. Shumë njerëz besojnë se ky fenomen është thellësisht shpirtërorë.

Në botën moderne këto përvoja përkufizohen si haluçinacione "hipnogogig" dhe "hipnopompik", që është shpesh një përshkrim kur pikëpamjet modern të përvojës shpirtërore kombinohen me idetë mjekësore duke i etiketuar si psiko-patologjike. Ajo që nuk kuptohet janë ndjenjat e çuditshme të një fenomeni kompleks, për të cilin dihet shumë pak, duke e dekurajuar kështu diskutimin e tij në botën moderne.

Qasjet shkencore të këtij fenomeni pretendojnë se këto përvoja rrjedhin nga haluçinacionet. Në vend që këto ide të vijnë nga një pikëpamje neutraliteti, shumica e studimeve e hedhin poshtë idenë e ndonjë realiteti prapa këtyre "haluçinacioneve". Ekzistojnë gjëra të tjera që duhet të merren në konsideratë siç për shembull shkenca kuantike na tregon, se ekzistojnë botë të panumërta brenda botëve tona që nuk mund të perceptohen lehtë. Përfundimisht ekziston një aspekt jo fizik në shkencë në përgjithësi, për të cilin sapo kemi filluar të zgjohemi.

Shkencëtarët modern e kanë të vështirë të përcaktojnë shpirtin dhe shpirtëroren, shpesh qeshin me këto tema.

Është e rëndësishme të nënvizohet se shumë nga këto përvoja ndodhin brenda "shpirtit", kur personi është krejtësisht i ndërgjegjshëm, i zgjuar dhe vigjilent, dhe jo gjatë "paralizës së gjumit", siç e quajnë shkencëtarët. Ka shumë të ngjarë që niveli shkencorë të mos ketë avancuar shumë për të shpjeguar këtë fenomen, të cilin e kategorizojnë në grupimin e haluçinacioneve, që në fakt këto janë gjëra që nuk mund të shpjegohen akoma shkencërisht.

Është interesant fakti që informacione të rëndësishme të këtij fenomeni gjenden në duart e komunitetit të inteligjencës, ekstremisht të klasifikuara dhe të ruajtura me kujdes, tamam si informacioent e eksperimenteve të bëra në universitetet më prestigjioze botërore.

Në fakt ekzistojnë një sërë shembujsh që ky fenomen mund të futet në kategorinë e shpirtërores, dhe nga ana tjetër, kush jemi ne që të themi se përvojat e paralizës së gjumit nuk janë të vërteta!? Ndonjëherë idetë dhe konceptet mund të përbëjnë kërcënim për pushtetin e një grupimi për të kontrolluar, dhe për gjithë perceptimin që njerëzimi ka për realitetin. Nëse ndryshojmë mënyrën se si i shohim gjërat, mund të shohim se si gjërat ndryshojnë. Nëse njerëzimi do të ndryshonte mënyrën e të parit të paralizës së gjumit dhe të të tjera ndodhie të pashpjegueshme, është e sigurtë që kjo dë të kontribuonte në një zhvendosje mendësie që planeti tokë nuk e ka parë kurrë, dhe kjo është ekzaktësisht ajo që ka nisur të shpaloset mbi tokë, sot./Oculus News
Previous Post Next Post