Loading...

Vendet e Shenjta dhe Misteri i fushës magnetike

Vendet e Shenjta dhe Misteri i fushës magnetike

 Të githa vendet e shenjta kudo që ndodhen në botë janë të lokalizuara në pika që njihen si "ndërprerje përçueshmërie". 

Në këto zona fusha gjeomagnetike e tokës ndërvepron me rrymat magnetike në sipërfaqen e saj, të cilat ndikojnë në energjinë e vetë trupit njerëzorë.

Ja pra çfarë e stimulon ndërgjegjen tonë që të viziojmë këto vende të shenjta.

Një sërë tekstersh të lashta përfshirë ato indiane dhe egjiptjane kanë të njëjtat ngjashmëri, ku flasin për një kohë përpara përmbytjeve të mëdha që goditën tokën duke fshirë nga faqja e dheut atë që ata e quajnë "qytetin e dijes".

Qyteti i dijes nuk është gjetur; në disa pjesë të miteve që kanë shkruar për të dhe nga njerëz si Graham Hancock, thuhet se ekzistojnë qytete të stërmëdha rreth 40 metra nën nivelin e detit.

Tempujt e shenjtë rreth botës kanë mbishkrime që flasin për vende të cilat mund të transformojnë një person në Zot apo në një Yll vezullues. Kjo nuk është një ndryshim psikologjik, por një zhvendosje mendësie.

I gjithë qëllimi ishte të kishe një përvojë "shamanike" për disa minuta, apo nëse do ishe në gjendje të qëndorje për disa orë, do ishe në gjendje të çliroje veten nga trupi - një pjesë të shpirtit apo subkoshienca do ishte në gjendje të kapërcente botën fizike dhe të lidhej në njëfarë mënyre me një referencë në një bibliotekë yjore apo qiellore.

Kjo varet nga ajo se çfarë përgjigjesh kërkon në këto vende, çfarë përgjigjesh dëshiron të marrësh; çdo gjë është specifike për çdo person.

Pra i gjithë qëllimi ishte që të gjesh nga kjo librari yjore informacione që do të të ndihmonin për të jetuar këtë jetë mbi tokë me qëllim dhe kuptim.

Sapo të kesh akses tek njohuritë, që cila njihet si "njohuria e zotëve", mund ta pordorësh në një sërë mënyrash, këtu në tokë, në mënyra praktike, për t'u vetë-fuqizuar, etj.

Sa më shumë njohuri që të kesh në dispozicion, aq më pak servil do bëhesh ndaj njerëzve që mundohen të të kontrollojnë.

Këto përvoja bëjnë që të kesh veten dhe jetën në kontroll deri në njëfarë mase përmes procesit të vetë-realizimit, i cili të mundëson që të kesh më shumë kontroll të ndërgjegjshëm mbi jetën tënde, duke bërë që ta jetosh jetën në mënyrë më të ndërgjegjshme.

Ky ka qenë motivimi primarë prapa shumicës së shkollave misterioze, masonike, për mijëra vjet me rradhë.

Këto vende të shenjta janë ndërtuar që të jetojnë edhe në kohën tonë. Janë ndërtuar për të na kujtuar që një herë e një kohë kemi qenë më tepër të lidhur, jo vetëm me tokën dhe natyrën, por me gjithë kozmosin.

Njerëzit e lashtë e kuptonnin jeta është një udhëtim përvoje, dhe sa më i shndritshëm që trupi bëhet, aq më mirë do jesh në menaxhimin e vetë-kontrollit.

Sa më psikik apo intuitiv të bëhesh, aq më i/e ndërgjegjshëm do jesh rreth jetës përeth teje. Mund të bëhesh parashikues i ngjarjeve të ardhshme dhe të përgatitesh për ngjarjet që mund të mos jenë dobiprurëse për ty.

Ke njëfarë kontrolli mbi jetën tënde; kjo pra është arsyeja se përse janë ndërtuar vendet e shenjta - pra nuk është e nevojshme të dëgjosh njerëzit e tjerë kur të thonë se çfarë duhet të bësh. E ke veten krejtësisht në kontroll./Oculus News
Vendet e Shenjta dhe Misteri i fushës magnetike Vendet e Shenjta dhe Misteri i fushës magnetike Reviewed by Marion Mardodaj on 3/12/2017 08:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.