Studimi: teknika më e mirë e të mësuarit nuk iu është mësuar studentëve

Studimi: teknika më e mirë e të mësuarit nuk iu është mësuar studentëve

  Teknika e të mësuarit që funksionon më mirë është ajo teknikë që studentët e përdorin më pak.

Njihet si "praktika e shpërndarë", që do të thotë të ndashë të mësuarit në pjesëza më të vogla.

Njerëzit mësojnë më mirë kur këto pjesëza të vogla i mësojnë në një hark relativisht të gjatë kohorë.

Por pavarësisht kësaj, kjo praktikë përdoret shumë pak nga studentët dhe në shumë universiete mund të mos konsiderohet si një strategji primare.

Nga ana tjetër, studentët priren të përdorin metoda ineficiente si nënvizimi, përmbledhja, dhe rileximi.

Një teknikë tjetër që është efektive, është edhe testimi i shpeshtë i njohurive.

Profesor John Dunlosky, një ndër studiuesit e këtij studimi thotë:

"Jam i shokuar se si disa strategji që studentët përdorin shumë - si rileximi dhe nënvizimi - janë kaq pak dobiprurëse për performancën e tyre të të mësuarit.

Thjesht duke zëvendësuar rileximin me praktikën e korrigjimit, studentët do të përfitonin më shumë.

Këto strategji janë mbivlerësuar në sistemin edukativ të librave psikologjik shkollorë, kështu që kjo nuk është diçka pozitive për studentët, kur vjen puna se si të përdorin të mësuarin.

Gjëra e frikshme është se ne kemi ditur për fuqinë e "praktikës së shpërndarë" rreth 100 vjet më parë, dhe akoma njerëzit vazhdojnë të studiojnë duke ripërsëritur."

Ky studim u publikua si fillim në revistën Psychological Science për interesin publik Amerikan./Oculus News
Previous Post Next Post