Simptomat e Helmimit nga Myku që s'duhen injoruar

Simptomat e Helmimit nga Myku që s'duhen injoruar

 Një sërë njerëzish janë të ekspozuar ndaj toksinave të mykut, pa e vënë re, pasi myku është një vrasës i heshtur. Mund të rritet në dysheme, cepat e mureve, prapa tyre, madje edhe në ushqimin që konsumojmë.

Ekspozimi ndaj mykut mund të ketë pasoja serioze për shëndetin dhe shkakton një sërë sëmundjesh. Këto toksina mund t'i konsumojmë përmes gëlltitjes, frymëmarrjes apo prekjes.

Nuk duhet ta nënvlerësojmë asnjëherë mykun pasi në raste ekstreme shkakton pasoja vdekjeprurëse. Shpesh, edhe doktorët nuk janë në gjëndje të shpjegojnë arsyet që lidhen me një sëmundje të caktuar, e cila mund të gjendet tek myku.

Disa tipe myku çlirojnë helme kimikatesh të padukshme, të njohura si "mykotoksina", të cilat janë të vështira, por jo të pamundura për t'u eliminuar. Mykotoksinat ndotin hapësirën ku jetojmë, madje mund të depërtojnë edhe tek rrobat.

Simptomat e Helmimit nga Myku që s'duhen injoruar

Sapo hyjnë në trup, këto toksina të rrezikshme shkaktojnë dëmtime serioze të kyçeve dhe nyjeve, sistemit nervorë dhe imunitarë, mund të çorodisin emocionet, mënyrën e të menduarit, madje shkurtojnë edhe jetën.

Myku mund të shkaktojë gjithashtu alergji dhe irritime të ndryshme, të cilat varen nga ndjeshmëritë e personit të afektuar.

Një studim thekson se rreth 27% e amerikanëve janë të predispozuar gjenetikisht që të kenë probleme shëndetësore që lidhen me mykun.

Por duhet të kemi parasyshë që simptomat e helmimit nga myku janë të ngjashme me një sërë sëmundjesh, të cilat shpesh janë të vështira për t'u diagnostikuar.

Këto janë simptomat e zakonshme nga intoksikimi i mykut
- Ndjeshmria nga një ushqim i caktuar
- Dhimbje kyçesh
- Luhatje humori
- Luhatje e peshës trupore
- Lodhje
- Shikim i turbullt
- Dhimbje koke
- Sëmundje autoimune
- Probleme konjitive
- Gjumë i çrregullt
- Probleme inflamatore, kryesisht të mushkërive
- Ndjeshmëri ndaj dritës
- Mpirje dhe therje

Për më tepër, në rast të dobësimit të sistemit imunitarë për kohë të gjatë, myku mund të çojë në probleme serioze të syve, lëkurës dhe mushkërive.

Dhomat pa ajrosje dhe tubat e ujërave të ndryshëm janë ambjente perfekte për zhvillimin e mykut.

Parandalimi
Është jeshtëzakonisht e rëndësishme që të kontrolloni datën e skadencës së ushqimit që konsumoni. Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e mirëajrosur. Sigurohuni të eliminoni çdo shenjë myku në shtëpi sa më shpejt të mundeni./Oculus News
Previous Post Next Post