Shpërndarësi drogës dërgon gabimisht mesazh Prokurorit

Shpërndarësi duke bërë selfi

 Një shpërndarës droge në Pensilvani, SHBA, ia ka bërë punën e lehtë prokurorit në lidhje me veten e tij.

Policia lokale thotë se shpërndarësi i drogës i dërgoi gabimisht një mesazh prokurorit, pasi e ngatërroi me një klient.

Prokurori i Luzernës thotë se kolegu i tij Jill Mathews, ka marrë një mesazh nga 29 vjeçari John Raimondo, i cili përdori zhargon të qartë, që lidhej me një shpërndarës droge.

Mathews më pas morri edhe një foto të një qeseje plastike që përmbante një substancë jeshile.

Prokurori i specializuar në ndjekjen e shpërndarësve të drogës, kontaktoi policinë lokale dhe u kërkoi që ta ndihmonin për një takim që do bënte me Raimondon.

Kur Raimondo mbërriti në vendodhje, oficerët ë policisë që po prisnin për të, e arrestuan në vend.

Raimondo u lirua pasi depozitoi si garanci një shumë prej 10,000 dollarësh, ndërsa autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti për të./Oculus News
Previous Post Next Post