Shkenca: Njerëzit-zgjuar ndikojnë ëndërrat e të tjerëve përmes Telepatisë

Shkenca: Njerëzit-zgjuar ndikojnë ëndërrat e të tjerëve përmes Telepatisë

 Telepatia e ëndërrave sugjeron se qeniet njerëzore kanë aftësinë të komunikojnë në mënyrë telepatike me njëri-tjetrin ndërsa po ëndërrojnë.

Ky nuk është koncept i ri, interesi shkencorë për telepatinë daton që në kohën e lëvizjes psikoanalitike. Për shembull, Frojdi e shikonte telepatinë si një mendim psikoanalitik.

Ai gjithashtu e njihte telepatinë e ëndërrave, apo ndikimin telepatik të mendimit në ëndërr.

Karl Jungu besonte pa mëdyshje tek hipoteza telepatike, madje zhvilloi një sistem teorik për të shpeguar ngjarjet "paranormale" të kësaj natyre.

Duket se të gjithë mendjet e mëdha e inkurajonin studimin e fenomenve jo fizike.

"Në momentin që shkenca do nisë të studiojë fenomenet jo fizike, do bëjë progres më shumë në një dekadë se sa ka bërë gjithë shekujt e ekzistencës së vet." Nikola Tesla.

Sipas Stanley Krippner, Ph.D. dhe profesor psikologjie në Universitetin Saybrook të Kalifornisë: Ekzistojnë një sërë materialesh klinike që mbështesin mundësinë e efekteve telepatike që ndodhin në ëndërra (Krippner, 1974).

Sidoqoftë, një qasje eksperimentale tek kjo çështje nuk u realizua derisa u mundësua laboratori me teknologji psiko psikologjike.

Është zbuluar që të zgjuarit nga gjumi në fazën e lëvizjeve të shpejta të syve (REM), ishin të aftë të kujtonin çfarë panë në ëndërr.

Si rezultat u bë e mundur të kërkohej një "transmetues telepatik" për të tentuar ëndërrimin rreth diçkaje me anë të një stimulanti të ndodhur në një vend të largët përmes një "përçuesi telepatik".

Rezultatet e eksperimentit
Në vitet '60 Montague Ullman, nisi një eksperiment në Brookyn të Nju Jorkut për të eksperimentuar hipotezën që njerëzit mund të ushqehen me ëndërra përmes materileve të rastësishme.

Me fjalë të tjera, njerëzit mund të zgjedhin se për çfarë duan të ëndërrojnë përpara se të flenë, dhe kjo mund të përfshijë çdo gjë.

Pasi këto eksperimente nisën, Ullman u bashkua me Kripper, i cili kishte një eksperiencë të pasur në studimin e ëndërrave, psikologjisë dhe parapsikologjisë.

Eksperimentet e tyre zgjatën 10 vjet, dhe prodhuan rezultate të rëndësishme.

Gjatë eksperimenteve, zakonisht ishte një "përçues telepatik" dhe një "marrës telepatik". Këta u takonin në laborator për një kohë të shkurtër, përpara se t'u ndanin.

Përçuesi tepepatik kishte një zarf në dhomë që e vëzhgonte zgjuar. Mund të përmbante një foto apo një vizatim.

Marrësi zgjohej me qëllim gjatë fazës së gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve, dhe këtu studiuesit nisnin të raportonin se çfarë kishte parë ai në ëndërr.

Një rast shumë i rëndësishëm i këtij eksperimenti ndodhi kur u zgjodh një foto e një shkolle baleti të Edgar Degas, që pasqyronte disa vajza të reja tek kërcenin.


Sipas Kripper, marrësi raportonte fraza të tilla si "isha në një klasë të përbërë me disa dhjetëra njerëz dhe ndjeva sikur isha në një shkollë," dhe "ishte një vajzë e vogël që u përpoq të kërcente me mua".

Këto rezultate duken si të pabesueshme në fakt, dhe ideja që dikush mund të influencojë ëndërrat e një tjetri hap shumë dyer në këtë shkencë.

Megjithëse nuk mund ta kuptojmë procesin prapa përçimit të informacionit, dhe nuk mund ta shohim këtë transferim të informacioni nga mendja në mendje, ekzistojnë prova që kjo gjë ka ndodhur.

Një shpjegim i mundshëm
Fizika kuantike ka ndriçuar një sërë ndërlidhjesh të gjithçkaje në univers. Një shpjegim i mundshëm është përzierja e kuantumit. Për shembull, kini parasyshë që dy elektrone janë krijuar bashkë.

Nëse njërin e dërgon në njërën anë të universit, tjetri do të përgjigjet menjëherë, në varësi të distancës. Kjo është një mënyrë e të shpjeguarit se si çdo gjë është e lidhur në njëfarë mënyre.

Ajnshtajni e quante këtë si "veprime drithëruese në distancë."

E vërteta e materies është se nuk kemi mënyrë për ta shpjeguar se si funksionon. Kërkuesit kanë qenë në gjendje vetëm të vëzhgojnë e të rregjistrojnë çfarë ka ndodhur, diçka shumë e zakonshme për fenomenin parapsikologjik.

Nga ana tjetër, këto eksperimente përfshijnë ëndërrat, një gjendje krejtësisht ndryshje e "realitetit", për të cilën nuk dimë shumë./Oculus News
Previous Post Next Post