Loading...

Receta natyrale për pastrimin e Syve dhe zhvillimin e shikimit brenda 3 muajsh

Receta natyrale për pastrimin e Syve dhe zhvillimin e shikimit brenda 3 muajsh

 Një ndër problemet më të zakonshme të syve është katarakti. Disa nga shkaktarët kryesorë të kataraktit janë depresioni, diabeti, duhanpirja, trashëgimia dhe imfamacioni i syve. Kur përjetojmë probleme me shikimin, një ndër gjërat kryesore që mund të bëjmë është përmirësimi i dietës.

Konsumimi i zarzavateve, frutave dhe ushqimeve me vitaminë A janë thelbësore. Për shembull duhet të konsumoni më shumë boronicë, lakër, qershi, etj. Nga ana tjetër, një ndër mënyrat e tjera për të përmirësuar problemet e syve janë edhe ilaçet që gjenden në farmaci, duke ia hedhur syve me pika sipas recetës.

Por në fakt metoda më e mirë është përgatitja e ilaçit në kushtet e shtëpisë. Përbërësit më të mirë për të përmirësuar shikimin janë trëndafilat dhe mjedra. Mjedra është e pasur me vitaminë A, çka ndikon në përmirësimin e shikimit dhe fuqizimin e venave dhe damarëve rreth syve.


Kjo recetë po po pasqyrojmë më poshtë, mpreh sytë, parandalon kataraktin dhe çdo gjë të pakëndshme rreth syve.

Përbërësit

- Një filxhan çaji me petale trëndafili
- 4 lugë çaji me gjethe mjedre
- 4 filxhanë çaji me ujë të zier

Përgatitja

1. Në fillim zihet uji, më tej në ujë shtohen petalet e trëndafilit dhe gjethet e mjedrës.

2. Zieni përzierjen edhe për disa minuta të tjerë, dhe lëreni të ftohet.

3. Më pas kullojeni përzierjen dhe përdoreni masën për të pastruar me kujdes sytë mbi baza ditore, një ose dy herë në ditë është e mjaftueshme, përpara gjumit dhe pas gjumit.

4. Pas tre muajsh, sytë do jenë përmirësuar ndjeshëm dhe në mënyrë natyrale./Oculus News
Receta natyrale për pastrimin e Syve dhe zhvillimin e shikimit brenda 3 muajsh Receta natyrale për pastrimin e Syve dhe zhvillimin e shikimit brenda 3 muajsh Reviewed by Marion Mardodaj on 3/17/2017 10:42:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.