Loading...

Ndryshimi mes Miqësisë dhe Dashurisë

 Ndryshimi mes Miqësisë dhe Dashurisë

 Miqësia është e vështirë që të përkufizohet. Për aristotelin, "miqësia ishte më e rëndësishme bazuar në shikimin për të jetuar...pa miq asnjëri nuk do të zgjidhte të jetonte, megjithëse mund të kishte gjithë të mirat e botës." 

Për dikë që të ishte mik me dikë tjetër, ai thoshte "është e nevojshme që gjithsecili të tregojë dashamirësi për njëri-tjetrin e t'i urojnë gjëra të mira njëri-tjetrit."

Përkufizimi i miqësisë
Një person mund të shfaqë dashamirësi për tjetrin për një nga tre arsyet, sepse është i/e mirë (është racional dhe virtuoz), sepse është i/e këndshëm apo është i dobishëm. Aristoteli lë hapësirë për idenë që marrëdhënjet bazuar vetëm në avantazhe apo në kënaqësi, mund të lindin miqësitë. Ai beson se këto marrëdhënje kanë më pak pretendim që të quhen miqësi se ato të bazuara pjesërisht në virtyt. "Ata që i urojnë gjëra të mira miqve të tyre për shkak të virtytit, janë mbi të gjitha miq, sepse e bëjnë për shkak të vetë miqve, jo rastësisht."

Miqësitë e bazuara pjesërisht apo krejtësisht në virtyt janë të dëshirueshme jo vetëm sepse janë të lidhura me nivel të lartë të përfitimit reciprok, por lidhen edhe me shoqërueshmërinë, varësinë dhe besimin. Më e rëndësishmja, për të qenë në një marrëdhënje të tillë shoqërore duhet të ushtrohet arsyeja dhe virtyti, të cilat janë funksionet bazë të funksionimit të qenieve njerëzove.

Për Platonin, miqësia i shmanget përkufizimit sepse është më tepër një proces se sa një objekt. Miqtë e vërtetë kërkojnë së bashku që të jetojnë në mënyrë të vërtetë duke jetuar me të vërtetën, duke i mësuar njëri-tjetrit rreth limiteve të përfitimeve të tyre dhe duke i treguar defektet në karakter. Për Sokratin dhe Plutonin, miqësia dhe filozofia janë aspekte të së njëjtës fushë, të së njëjtës dashuri: asaj dashuria që kërkon të dijë, të njohë.

Përkufizimi i dashurisë
Nëse miqësia është e vështirë që të përkufizohet, dashuria është akoma më e vështirë, për shkak se ekzisotjnë disa lloje të dashurisë. Më kohën e sotme më prezent është erosi, që është dashuri pasionante seksuale. Në mitet greke, erosi është një formë çmendurie e sjellur nga shigjeta e perëndeshës së dashurisë. Shigjeta na shpon dhe ne biem në dashuri, siç bëri Parisi me Helenën, që shkaktoi Luftën e Trojës. Në kohët moderne erosi është grupuar në një forcë më të madhe të jetës, diçka e ngjashme me qëndrimin e Shopenhaurit, një proces bazik që orvatet për mbijetes dhe riprodhim. Erosi është i kundërt me logos, apo arsyen, të cilën perëndesha e dashurisë e përshkruan me një fëmijë me sy të lidhura.

Deri në shekullin 19, njerëzit mendonin për dashurinë më tepër në termat e agape se sa eros. Agape është dashuria universale, p.sh., dashuria për të huajt, natyrën, Zotin. Nga mendimtarët kristjan njihet si "bamirësi". Mund të përfshijë konceptin modern të "altruizmit", që përkufizohet si shqetësim jo egoist për të mirën e të tjerëve. Agape ndihmon për të ndërtuar dhe mbajtur "fabrikën" psikologjike, sociale, ambjentale që na mbron, mbështet dhe na pasuron. Pasur parsyshë inatin dhe ndarjet e shumta në vendin tonë, do të ishte mirë që të vepronim të gjithë me një sens të "agape".

Ekzistojnë gjithashtu lloje të tjera të dashurisë. Dashuria familjare është më e fuqishmja nga të gjitha, dashuria mes prindërve dhe fëmijëve. Kjo lloj dashuria nuk bazohet tek cilësitë personale. Kur njerëzit janë në hapat e para të dashurisë romantike, shpesh presin dashuri të pakushtëzuar, por në fund gjejnë vetëm erosin, dhe nëse do jenë me fat, një nivel të caktuar të miqësisë.

Pragma është një lloj dashurie e themeluar mbi arsyen apo detyrën bazuar në interesa afatgjatë. Atraksioni seksual këtu është në plan të dytë dhe sipas preferencave të cilësive personale, përpuethshmërisë, qëllimeve të përbashkëta, dhe të bërit të funksionojë. Në kohët e martesave me shkuesi, pragma ishte diçka e zakonshme. Megjithëse jashtë mode, është e përhapur gjerësisht edhe sot.

Konkluzione
Pra ku është kufiri midis miqësisë dhe dashurisë? Shumë psikologë mendojnë se kur një nivel i lartë i miqësisë që bazohet pjesërisht apo komplet në virtyr ka më shumë të ngjarë të cilësohet si dashuri se sa si eros; erosi është shumë më tepër egoist dhe i objektivizuar.

Miqësia nuk është e ndryshme nga dashuria, por lloji më i mirë i dashurisë./Oculus News
Ndryshimi mes Miqësisë dhe Dashurisë Ndryshimi mes Miqësisë dhe Dashurisë Reviewed by Marion Mardodaj on 3/16/2017 10:18:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.