Loading...

Çfarë nuk duhet të Presim nga Njerëzit rreth nesh

Çfarë nuk duhet të Presim nga Njerëzit rreth nesh

  Ndonjëherë vuajmë sepse pritshmëritë tona nuk arrihen nga njerëzit rreth nesh. Shpesh bëhemi obsesivë me të tjerët dhe mënyrën se si sillen me ne. 

Është e vërtetë që të gjithë dëshirojmë të paktën gjërat bazike në një marrëdhënje, si respekti, por këto synime kryelarta mund të shkaktojnë zhgënjim dhe zemërthyrje tek ne. Për disa njerëz, fjalët dhe veprimet mund të mos kenë lidhje me përgjegjësitë, mund të ndjekin rrugën e tyre në jetë. Ja 14 gjërat që nuk duhet të presim prej të tjerëve.

1. Asnjëherë mos i gjykoni të tejrët bazuar në standarded tuaja
E dimë që shumica e njerëzve janë të ndryshmë nga ne. Kanë moral dhe pronci të ndryshëm nga ne. Fokusohuni tek sensi juaj i së mirës dhe së keqes dhe asnjëherë mos i ngarkoni apo gjykoni të tjerët. Për sa kohë ata nuk ju lëndojnë, mos i gjykoni!

2. Asnjëri nuk është perfekt
Nuk mund të prisni që të gjithë të jenë perfektë. Zhgënjimet janë pjesë e jetës. Jo perfeksionizmi është i bërë për të synuar perfeksionin. Kjo qasje e të kërkuarit perfeksionin tek të tjerët mund të jetë e rrezikshme për ju.

3. Mos prisni që të gjithë të jenë dakord me ju
Miqtë më të mirë nuk bien dakord në çdo gjë që thonë apo ndjejnë. E vetmja mënyrë për të sfiduar këtë ëstë të mos jeni dakord. Mund të mos bini dakord në të gjitha gjërat, dhe sërish të keni marrëdhënje të mira.

4. Asnjëri nuk është i/e aftë të lexojë mendjen tuaj
Disa njerëz kanë dhurat nga zoni një mendje intuitive. Kjo nuk do të thotë se këta njerëz mund të lexojnë mendjen e të tjerëve. Jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtën gjatësi vale, kështu që mos prisni mrekulli duke hamendësuar për mendimet e brendshme të të tjerëve.

5. Mos mendoni se të tjerët do t'ju shpëtojnë kur të bini
Kjo mund të jetë një pritshmëri shumë e gabuar. Por shumica e njerëzve të sotëm nuk janë në gjendje mendërisht apo edhe fizikisht që "t'jua pastrojnë kurrizin" sa herë që bëheni pis. Mund të kenë problemet e tyre. Kështu që merruni me problemet tuaja!

6. Jo të gjithë mund t'ju kuptojnë
Nuk është domozdoshmërisht e nevojshme që të tjerët t'ju kuptojnë. E rëndësishme është që marrëdhënjet tuaja me të tjerët të funksionojnë. Nuk është e nevojshme që të pranoheni nga të gjithë.

7. Mos mendoni se të tjerët do t'ju trajtojnë siç ju i trajtoni ata
Ky është ligji më perfekt dhe ideal në botë. Por vështirë që gjërat të bëhen siç i ëndërrojmë. Është mirë që ta përballojmë realitetin e të jemi të ndershëm me njerëzit rreth nesh. Nuk duhet të prisni të njëjtën mirënjohje apo dhembshuri ndërsa merreni me të tjerët.

8. Jo të gjithë njerëzit qëndrojnë të pandryshuar
Shumica e njerëzve ndryshojnë nga viti në vit. Nuk jetojmë në botë perfekte dhe ditë është një luftë e fortë, ku shumica e njerëzve kanë dëshirë të na gjykojnë. Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe është e rëndësishme që të kemi standarde më të buta.

9. Kultivoni ndjenjën e dashurisë brenda jush
Duhet të jeni në gjendje t'i dhuroni dashuri vetes suaj. Në vend që t'i dhuroni njerëzve të pasinqertë dhe atyre që keni marrëdhënje të ngushta, përpiquni të duani veten.

10. Mos mendoni që gjërat do jenë të lehta
Jeta shpesh nuk është e lehtë. Duhet të kalisni veten të mendojë se duhet të luani fort me punë dhe disiplinë.

11. Mos prisni drejtësi në gjithçka çfarë bëni
Bota është një fushë e fortë lufte. Do ishte shumë më mirë që të mos prisni diçka si këmbin nga përpjekjet tuaja.

12. Mos mendoni që kundërshtarët do falimentojnë
Ky është një problem ditët e sotme. Duhet të bëni më të mirën tuaj dhe të mos prisni gjë mbrapsht. Njerëzit rreth jush kanë nevojë për kurajën tuaj dhe ju duhet të arrini gjërat e vështira. Në vend që të përqendroheni tek të tjerët, përqendrohuni tek vetja!

13. Kini nën kontroll paratë tuaja
Mos prisni që dikush të paguajë faturat tuaja. Edhe në situatat më të favorshme, njerëzit që dalin apo janë të njohurit tuaj, nuk e meritojnë të paguajnë faturat tuaja. Duhet të jeni të vetë-mjaftuehsëm financiarisht.

14. Vendosni standarde vetëm për veten tuaj
Ky është një problem që të gjithë njerëzit hasin. Është e rëndësishme që të mos prisni të tjerët që të vendosni standarde për ju. Mund t'i vendosni standarde vets, por të tjerët rreth jush mund të mos jenë dakord me standardet tuaja. Pranojeni këtë fakt dhe vazhdoni të ecni përpara!/Oculus News
Çfarë nuk duhet të Presim nga Njerëzit rreth nesh Çfarë nuk duhet të Presim nga Njerëzit rreth nesh Reviewed by Marion Mardodaj on 3/26/2017 11:49:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.