Loading...

Organet jetësore që Alkooli Shkatërron

Organet jetësore që Alkooli Shkatërron

 Po të konsumojnë një gotë verë në ditë, bën mirë për qarkullimin e gjakut, por kur konsumojmë në sasi të mëdha, kjo mund të shkatërrojë organet jetike. 

Ja 5 organe jetike që mund të shkatërrohen nga konsumi i pakontrolluar i alkoolit.

Zemra
Konsumimi i sasirave të mëdha të alkoolit përshpejton qarkullimin e gjakut përmes enëve që furnizojnë zemrën me gjak, dhe kjo shkakton dobësim të muskujve të zemrës. Si rrjedhojë zmadhim të zemrës (cardiomegali). Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kanë simptomat e frymëmarrjes së shkurtër, aritmi, "hepatomegay" dhe në fund atak në zemër.

Truri
Alkooli shkakton eufori, gjendje të mirë shpirtërore dhe qetësi. Në fakt këto janë arsyet kryesore që njerëzit e konsumojnë alkoolin. Por konsumimi i tepërt i tij dëmton neurotransmetuesit në tru, shqetëson funksionimin e trurit i cili dëmtohet përgjatë kohës. Komplikimet që ngrihen nga konsumi i tepërt i alkoolit janë depresioni, humbja e kujtesës, luhatje të gjendjes shpirtërore, paaftësi për të mësuar dhe goditje në tru.

Mëlçia
Mëlçia është organi që dëmtohet më shpejt nga konsumimi i tepër i alkoolit. Alkolistët shpesh vuajnë nga ciroza e mëlçisë, dhe kjo sëmundje është shkaktari i 12 i vdekjeve në mbarë botën.

Veshkat
Veshkat janë organi i dytë i trupit që shkatërrohet shpejt nga alkooli. Alkooli mund të shkaktojë shqetësime të sasisë së ujit dhe elektroliteve në trup, rrit presionin e gjakut, dhe në shumë raste dëmtim të veshkave. Konsumimi i tepërt i alkoolit sipas disa statistikave shkakton dëmtim të veshkave. Dhe në këto raste e vetmja zgjidhje mbetet dializa ose transplanti.

Pankreasi
Pankrasi është i fundit por jo më pak i rëndësishmi nga organet që alkooli dëmton. Alkooli mund të dëmtoi skrecionin e endoktrinës në pankreas dhe kjo shkakton vetë-tretje, gjë që çon në dëmtimin e pankreasit. Kjo mund të shkaktojë pankreatitis akut gjë që përbën rrezik vdekjeje.
Organet jetësore që Alkooli Shkatërron Organet jetësore që Alkooli Shkatërron Reviewed by Marion Mardodaj on 2/08/2017 09:25:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.