Kombinimet e ushqimeve të dëmshme për shëndetin që duhen shmangur me çdo çmim

Kominimet e ushqimeve të dëmshme për shëndetin që duhen shmangur me çdo çmim

 Ndonjëherë i bashkojmë ushqimet në një mënyrë aq të çuditshme, sa që edhe ushqime më të shëndetshme na dëmtojnë. Na është thënë që të konsumojnë shumë fruta e të pijmë tepër ujë.

Por çfarë na kanë thënë nëse shoqërojmë disa ushqime në të njëjtin vakt, të cilët mund të dëmtojnë ekujlibrin tretës të organizmit tonë? 

Në vijim po sjellim disa kombinime ushqimesh që bëjmë më shumë dëm se sa mirë.

1. Pijet e ftohta kur shoqërohen me ushqime me djathë
Duket tunduese por përfundimisht nuk është e shëndetshme! Ushqimet me djathë të tepërt nuk janë të mira për shëndetin. Por sërish, nëse jeni të dhënë pas djathit, shmangni pijet e ftohta. Pijet e gazuara i shtojnë trupit sheqerna dhe kalori të tepërta, kjo bën që ushqimi të mos tretet lehtë dhe si rezultat kjo çon në obezitet.

Shmangni picat dhe ushqimet e shpejta me pije të gazuara.

2. Dy ushqime me aciditet


Kominimet e ushqimeve të dëmshme për shëndetin që duhen shmangur me çdo çmim

Aciditeti i tepërt është i dëmshëm dhe e dobëson të gjithë sistemin e trupit, është diçka shumë e zakonshme. Kjo krijon ambjentin e përshtatshëm për lindjen e një sërë sëmundjesh, ndërsa e kundërta, pra balanca e pH-së ndihmon që trupi të funksionojë normalisht dhe t'i rezistojë sëmundjeve.

Kontrollojini ushqimet për sasinë e acidit alkalinë për të krijuar një sasi neutrale të acideve.

3. Kosi me fruta
Teoria Ayurveda e kombinimit të ushqimit nuk sugjeron të përzihen fruta të thartuara me produkte baxhoje pasi kjo mund të reduktojë kapacitetin tretës, ndryshon florën e zorrës së trashë, prodhon toksina dhe shkakton mbipopullin të sinusit, duke shkaktouar ftohje, kollë dhe alergji.

Sidoqoftë, nëse nuk i rezistoni tundimit të kosit me fruta, ekzistojnë mënyra për ta bërë më të pranueshme në aspektin tretës. Mbi të gjitha, konsumoni kos me temperaturë ambjenti dhe me fruta të freskëta dhe sa më pak aciditet.

Në vend të frutave mund të përdorni pak mjaltë, rrush të thatë dhe kanellë në vend të luleshtrydheve.

4. Frutat pas drekës
Mënyra më e mirë për të konsumuar frutat është rreth një orë më përpara se të konsumoni drekën, pasi funksonojnë si aperitiv. Nëse frutat konsumohen direkt pas drekës, ushqyesit nuk absorbohen tërësisht nga organizmi, dhe kjo çon indirekt në obezitet.

Sipas Dr. Manish Tiwari: Një njeri duhet që përfundimisht të konsumojë një frut të stinës për çdo ditë, dhe nëse ndihet i uritur natën, në vend të ushqimeve koti, duhet të konsumojë fruta.

Ai gjithashtu rekomandon që të shmanget pirja e ujit direkt pas vaktit, pasi shkakton shqetësime dhe ndikon në sistemin tretës.

5. Banane me qumësht
Ky kombinim konsiderohet një nga më të rëndit për stomakun. Bananja thartohet në stomak dhe bën që qumështi të prishet, duke e rënduar stomakun.
Previous Post Next Post