Çfarë thonë Buzët për Personalitetin


Çfarë thonë Buzët për Personalitetin

Lipsologjia është një lloj shkence relativisht e re në intepretimin e trajtave të personalitetit përmes analizës së formës së buzëve. Eksperti i lipsologjisë, Lilly Eddy pretendon se në studimet e tij 30 vjeçare ka gjetur lidhje të pabesueshme mes trajtave të personalitetit dhe karakteristikave të buzëve.

Në fakt mund të duket diçka e habitshme, por procesi i leximit të fytyrës daton rreth 3000 vjet më parë me praktikën taoiste që njihej si Mien Shiang. Lipsologjia kombinon elementet e kinezëve të lashtë me dijet e dermatologëve perëndimorë për të përcaktuar se çfarë thonë buzët për identitetin.

Ekzistojnë katër vende apo fragmente të buzëve
Buzët mund të lexohen duke interpretuar këto katër copëza të tyre - linjën natyrale, harkun e perëndeshës së dashurisë, cepin dhe pjesën e poshtme që njihet si "loti". Varoantet në përmasa, formë, mbushje dhe konture të këtyre fragmenteve përcaktojnë informacionin që mund të mblidhet nga buzët për të përcaktuar personalitetin.

1. Buzët në formën e zemrës


Buzët në formën e zemrës

Femrat me këto lloj buzësh janë romantike dhe kanë një sens magjepseje. Janë tepër kreative, enerjgike, inteligjente dhe shumë të mprehta. Mendohet se buzët në formën e zemrës përfaqësojnë dëshirë të madhe dhe janë kokëforta.

2. Buzët e holla

Buzë të holla

Femrat me buzë të holla priren të jenë paksa antishoqërore. Janë frikshmërisht të pavarura dhe u pëlqen të qëndron në kontroll të situatës. Kanë gjithashtu tepër ambicie. Kanë gjithashtu një anë të ndjeshme dhe përkujdesëse.

3. Buzët e gjëra



Buzët e gjëra janë një shenjë enerjgie dhe personaliteti të spikatur. Kjo i bën ato shumë siciale dhe prandaj kanë shumë miq. Janë jo komformiste dhe mund të bëhen udhëheqëse të shquara. Mund të jenë gjithashtu perfeksioniste.

4. Buzët e plota


Buzë të Plota

Thuhet se buzët e plota përfaqësojnë një shpirtë ushqyes dhe të dhembshur. Për këtë arsye këto femra janë të prirura të jenë nëna të mira. Një femër e tillë është e fortë dhe ka vetëbesim në vetvete. Janë mikesha të mira. Thuhet se sa më shumë e trashë të jetë buza, aq më pasionante është ajo femër.

5. Buzë rrumbullake


Buzë rrumbullake

Femrat me buzë rrumbullake janë karizmatike dhe aventuriere. Janë të forta, me vetëbesim dhe nuk kanë frikë të ndërmarrin risqe. Ndaj mund të kenë sukses ose dështim të madh. Janë gjithashtu sharmante dhe kanë personalitet joshës.

6. Buzë "golidlock"



Këto buzë nuk janë pikërisht të trasha apo të holla, janë thjeshtë të drejta. Harku i perëndeshës së dashurisë nuk ka ndonjë kulm kuptimplotë. Këto buzë janë një shenjë e të qenit me këmbë të tokë dhe jo dramatik. Këto lloj femrash mendohet se janë partnere shumë të mira.

7. Buzë të fryra në mes


 Buzë të fryra në mes

Femrat me këto lloj buzësh kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes. Janë "aritse" natyre dhe kanë dëshirë për shumë vëmendje. Ndaj shpesh mund të jenë dramatike dhe është e vështirë të mbash marrëdhënje me to.
Previous Post Next Post