Loading...

Shkenca Fakton që Femrat janë më të Forta se Meshkujt

 Shkenca Fakton që Femrat janë më të Forta se Meshkujt

 Femrat shpesh jetojnë më gjatë se meshkujt. Sidoqoftë, duket se kjo nuk ndodh kryesisht për shkak se meshkujt punojnë apo konsumojnë shumë alkool, por për shkak të gjeneve të trashëguara nga mamatë e tyre. Ekspertët e gjenetikës e quajnë këtë "kursin e nënës", ku gjenet e dëmtuara mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. 

Shkencëtarët thonë se kjo tregon se meshkujt janë gjinia më e dobët, dhe kjo shpjegon se përse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt. Sipas statistikave të Eurostat (Zyra statistikore e BE-së), femrat në BE jetojnë rreth 5.5 vjet më shumë se meshkujt.

Studimi u bë nga universiteti i Otago të Zalandës së Re. Ata studiuan mizat e frutave dhe peshqit, dhe studimet treguan se përse mutacionet e ADN-së ishin të mangëta vetën kur kalonin nga nëna tek fëmija-mashkull.

"Mendoj për meshkujt se janë disi evolucionarë në lidhje me ADN-në. Kështu që e kuptuam, duhet të bëhet më e mira për pasimin e jetës, në mënyrë që femrat të jenë të shëndosha e të lindin gjithmonë pasardhës të shëndetshëm," thotë Professor Neil Gemmell nga universiteti i Otagos, siç raporton Daily Mail.

Foshnjat-femra janë imune ndaj gjeneve defektive të kalohen nga nëna e tyre; ndërsa ADN-ja mund të bëjë që fëmijët-meshkuj të zhvillojnë probleme zemre, truri, muskulorë apo nervore.


Gemmell i nxori në pah këto pretendime në bledhjen vjetore shkencore të Europës ppr Riprodhimin dhe Embriologjinë të mbajtur së fundi në Lizbonë.

Sidoqoftë ai thekson se duhet të merren në konsideratë edhe faktorë të tjerë se përse femrat jetojnë statistikisht më gjatë se meshkujt, dhe se meshkujt nuk mund t'ia vënë fajin gjeneve të këqija.

Studimet shkencore tregojnë se pasardhësit trashëgojnë nga 60% deri në 80% të gjeneve të nënës, kështu që meshkujve i mbetet më pak meritë në kontributin e arritjeve njerëzore.

Të tjerë shkencëtarë e mbështesin këtë shkencërisht por edhe praktikisht, ku nxjerrin në pah hebrenjtë, një ndër vendet që ishte zhdukur për 2000 vjet, dhe tani ka një ndikim të konsiderueshëm në arenën ndërkombëtare. Këtë gjë shkencëtarët e lidhin edhe me rëndësinë që izraelitët i kanë kushtuar gjinisë femërore, ku edhe në Kushtetutën shtetërore ata e cilësojnë se pasardhësi apo trashëgimtari njihet vetën nga nëna dhe jo nga babai. Një rast tjetër është Greqia, ku trashëgimia pronore (e bashkësisë) i kalon vajzës dhe jo djalit të shtëpisë. Diçka që mund të kuptohet fare lehtë pasi bie totalisht në kundërshtim me normat apo mënyrën shqiptare të të menduarit.
Shkenca Fakton që Femrat janë më të Forta se Meshkujt Shkenca Fakton që Femrat janë më të Forta se Meshkujt Reviewed by Marion Mardodaj on 1/03/2017 10:43:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.