Grupi i Gjakut - gjërat që duhet të dimë me patjetër

Grupi i Gjakut - gjërat që duhet të dimë me patjetër

 Ashtu siç e dimë, ekzistojnë katër lloje të ndryshme të tipeve të gjakut. Këto janë, tipi A, B, AB dhe O. Grupi i gjakut është i përcaktuar nga lindja. Sipas ekspertëve, çdo grup gjaku ka karakteristika të ndryshme.

Në fakt ekzistojnë një sërë aspektesh që kushtëzohen nga grupi i jgakut, kështu që le t'i hedhim një sy disa prej tyre.

Tipi i gjakut dhe të ushqyerit
Grupe të ndryshme gjaku kanë nevojë për ushqime të ndryshme për të përftuar maksimumin. Për shembull, njerëzit me grupin e gjakut A duhet të shmangin konsumin e mishit dhe të përdorin më tepër zarzavatet. Ndërsa individët me grupin e gjakut A duhet O kanë nevojë për më shumë proteina dhe duhet të hanë më shumë peshk dhe mish. Njerëzit me grupin e gjakut AB duhet të kosnumojnë më shumë mish pa dhjam dhe ushqime deti, ndërsa për njerëzit me grupin e gjakut B këshillohet që të shmangin ushqimet e detit.

Grupi i gjakut dhe sëmundjet
Çdo grup gjaku është i prirur të zhvillojë sëmundje të caktuara. Prandaj është mirë që njerëzit të dinë lidhjen me grupin e tyre të gjakut.

Grupi i gjakut dhe personaliteti
Besohet se individëd me grupin O të gjakut kanë besim në vetvete, janë kreativë, shoqërorë dhe të dalluar. Njerëriz me grupin A zakonisht janë të paqtë, artistë dhe meritojnë besim. Njerëzit me grupin B të gjakut janë të pavarur, të fortë dhe të fokusuar në arritjen e qëllimeve. Dhe njerëzit me grupin AB të gjakut janë të turpshëm, të përgjegjshëm, të sigurtë dhe u pëlqen të kujdesen për të tjerët.

Grupi i gjakut dhe shtatzania
Nga këndëvshtrimi mjekësorë, disa tipe të grupit të gjakut ndihmojnë në një konceptim më të lehtë se të tjerat. Për shembull, grupet e gjakut AB janë prodhim më të pakët të qeskëzave duke stimuluar kështu hormonet që që mundësojnë trupin ta konceptijë ndryshe.

Grupi i gjakut dhe stresi
Njerëzit me grup gjaku O nxehen shumë shpejt pasi niveli i adrenaliës së tyre është më i lartë dhe kanë nevojë për më shumë kohë që të qetësohen pas një situate stresante.

Antigenet e gjakut
Antigenet e gjakut mund të jenë prezente gjithandej, jo vetëm në gjak. Për shembull, janë prezent në traktin dixhestiv, që nga goja tek kolona dhe në hundë dhe mushkëri.

Grupi i gjakut dhe problemet me peshën
Besoheni apo jo, por grupi i gjakut do përcaktojë nëse do shëndosheni apo jo. Njerëzit me grupin e gjakut A rrallë përjetojnë probleme me peshën, ndërsa njerëzit me grupin O janë më të prirur të shtojnë në peshë.

Pasardhësit dhe grupi i gjakut
Sipas rezusit, rreth 85% e njerëzve janë rezus pozitiv. Nëse një grua është me rezus negativ dhe burri me rezus pozitiv, rreziku për fëmijën që të ketë probleme shëndetësore është më i lartë.

Grupi i gjakut dhe puna
Njerëzit me tipin A janë më të prirur të kenë stres se të tjerët, kanë nevojë të bëjnë ushtrime relaksuese si joga apo meditimi. Individëd me grupin B pëlqejnë sfidat në jetë, kështu që do praktikojnë aktivitete për të balancuar trupin dhe shirtin. Për shembull mund të përftojnë shumë nga tenisi, biçikleta etj.

Grupi i gjakut dhe emergjencat
Megjithëse shumica e njerëzve e harrojnë, duhet të mbajmë gjithmonë një info personale ku tregon grupin e gjakut në xhep, pasi në raste emergjence mund të kemi nevojë për transfuzion apo të dhurojmë gjak për njerëzit e afërt..
Grupi i Gjakut - gjërat që duhet të dimë me patjetër Grupi i Gjakut - gjërat që duhet të dimë me patjetër Reviewed by Marion Mardodaj on 1/29/2017 02:48:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.