Loading...

Çfarë thonë Sytë për shëndetin

Çfarë thonë Sytë për shëndetin

 Trupi i njeriut është diçka e mrekullueshme. Kur diçka nuk shkon siç duhet, trupi ka një sërë mënyrash për të dërguar sinjale.

Një nga mënyrat për të treguar se çfarë nuk shkon në trupin tonë, është përmes syve. Sytë mund të veprojnë si një dritare për shëndetin. Ja disa gjendje të syve dhe çfarë mund të thonë për shëndetin.


1. Një byc i vazhdueshëm

byc ne sy

Bycet mund të jenë të dhimbshëm dhe irritues, por zakonisht zhduken pas disa ditësh. Nëse keni një byc që nuk është zhdukur pas tre muajsh, kjo mund të jetë shenjë e një kanceri të rrallë që njihet si "sebaceous glan carcinoma". E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë, kur byci vazhdon të ndodhë në të njëjtin vend.

2. Rënja e vetullave

Rënja e vetullave

Rënja e vetullave ndodh për arsye të ndryshme. Nëse pjesa e jashtme e vetullave nis të bie, mund të ekzistojë një problem serioz. Humbja e vetullave mund të jetë një shenjë e sëmundjes së tiroides.

3. Shikim i turbullt

Shikim i turbullt

Nëse e përdorni vazhdimisht kompjuterin, mund të përjetoni shikim të turbullt. Nëse shikimi bëhet i turbullt kur qëndroni pranë kompjuterit, kjo ndodh si rezultat i sindromës së kompjuterit. Sytë tendosen për shkak të mungesës së kontrastit të ekranit të kompjuterit, e kombinuar kjo me punë të shumtë mbi komjuter.

4. Një pikë qorre

Çfarë thonë Sytë për shëndetin

Një pikë qorre e vogël në shikim mund të ketë kuptim të thellë. Nëse përjetoni një pikë qorre me xixa shkëlqyese apo me një vijë jarkore, kjo mund të ndodhë për shkak të aurës së migrenës. Pikat qorre mund të shoqërohen me dhimbje koke.

5. Sy të fryrë

Çfarë thonë Sytë për shëndetin

Nëse ndjeni fryerje në sytë e tu, kjo mund të lidhet me tiroiden. Shkaku më i zakontë i fryrjes së syve është aktiviteti i tepërt i gjendrës së tiroides, i njohur si "hipertiroidizëm".

6. E bardha e syve bëhet e verdhë

Çfarë thonë Sytë për shëndetin

Kjo gjendje njihet si verdhëza. Zakonisht ndodh tek të sapolindurit me funksion të parakohshëm të mëlçisë, por mumd të shfaqet edhe tek të rriturit. Nëse verdhëza shfaqet tek të rriturit, është shenjë e problemve të mëlçisë ose i fshikëzës së tëmthit.

7. Shikimi i turbullt tek diabetikët e tipit A

Çfarë thonë Sytë për shëndetin

Njerëzit me diabet janë në rrezik më të madh për të zhvilluar probleme të ndryshme. Më e zakonshmja është retinopatia diabetike. Kjo gjendje ndikon në qarkullimin e sistemit të syrit. Është shkaku kryesorë i verbërimit tek të rriturit.

8. Shikim i dyfishtë, i errësuar apo humbje e shikimit
Nëse befasisht përjetoni shikim të dyfishtë, errësim të syve apo humbje shikimi, duhet të bëni menjëherë një vizitë mjekësore, pasi kjo mund të jetë një shenjë paralakmëruese e atakut.
Çfarë thonë Sytë për shëndetin Çfarë thonë Sytë për shëndetin Reviewed by Marion Mardodaj on 1/29/2017 03:48:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.