Arsyet se përse nuk duhet të lahemi çdo ditë

Arsyet se përse nuk duhet të lahemi çdo ditë

 Sipas dermatologëve, Europianët dhe Amerikanët bëjnë banjë më shumë seç duhet.

Trupi ynë mund të jetë në gjendje perfekte edhe pa bërë banjë çdo ditë, përveçse kur shkojnë në palestër çdo ditë. Trupi është më tepër i pastër nga çfarë mund të imagjinojmë.

1. Duke mos u larë përditë ne e mbrojmë veten tonë
Të qenit shumë të pastër nuk është e shëndetshme pasi parandalon formimin e baktereve të mira në lëkurë. Këto batkere të mira e ndihmojnë trupin nga infeksionet e dëmshme dhe kimikatet toksike që mund të hyjnë në trup përmes lëkurës. Të bërit banjë tej mase bën që lëkura të mos jetë e mbrojtur dhe të jetë vulnerabël ndaj toksinave.

2. Të bërit banjë tej mase do të thajë lëkurën
Uji i shumtë i ngrohtë mund të thajë dhe të irritojë lëkurën. Kjo duhet të mbahet më tepër parasyshë në Dimër, kur bën ftohtë dhe lëkura është më e prirur që të jetë e thatë. Prandaj duhet të mos laheni çdo ditë.

3. I bën keq flokëve
Të larit përditë i thanë dhe dobëson flokët. Mundohuni që të mos bëni banjë për disa ditë dhe do shihni se si flokët do jenë më të buta, të lëmuara, më të shndritshme dhe të shëndetshme. Nëse do ju duhet që të bëni banjë çdo ditë, blini një kapuç banje dhe lajeni kokën vetëm një apo dy herë në javë.

4. Moslarja përditë ndihmon në reduktimin e problemeve të lëkurës
Njerëzit që kanë probleme lëkure si ekzema apo rosacea duhet të mos lahen çdo ditë. Ndërsa njerëzit që vuajnë nga irritimi i lëkurës, duhet të qëndrojnë sa më larg të jetë e mundur nga uji i ngrohtë.
Arsyet se përse nuk duhet të lahemi çdo ditë Arsyet se përse nuk duhet të lahemi çdo ditë Reviewed by Marion Mardodaj on 1/21/2017 09:13:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.