Teknika Japoneze për të tejkaluar Përtacinë

Teknika Japoneze për të tejkaluar Përtacinë

 Të gjithë ne i vendosim periodikisht qëllime apo sfida të reja vetes, dhe shpesh dështojmë t'i arrijmë ato. Më pas shpesh i themi vetes se nuk jemi akoma të gatshëm, se do ia nisim sërish javën tjetër, muajin apo vitin tjetër.

Madje mund t'i ndjekim me zell të madh qëllimet në fillim. Por sapo bëjmë një përpjekje të vogël, i themi vetes se kemi bërë mjaftueshëm dhe se ka ardhur koha të nisim diçka të re.

Përse ndodh kështu? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Sepse përpiqemi të arrijmë shumë, shumë shpejt në kohë të shkurtër; sepse jemi të mërzitur nga përgjegjësitë; sepse është e vështirë të ndryshosh zakonet e vjetëra e të mundohesh të bësh diçka të re.

Kaizen, ose principi një minutësh
Në kulturën japoneze ekziston praktika Kaizen, e cila përfshin idenë e principit një minutësh për të zhvilluar veten. Në zemër të kësaj metode qëndron ideja se personi duket të praktikojë diçka për çdo ditë dhe në të njëjtën orë, për vetëm një minutë.

Sigurisht që kjo nuk përbën shqetësim për asnjëri, qoftë edhe për personin më përtac, për të bërë një punë të thjeshtë për një kohë kaq të shkurtër.

Mund të qëllojë që të gjejmë lloj-lloj justifikimesh kur vjen puna për të bërë një punë për 60 minuta apo gjysmë ore, por nuk kemi çfarë të themi kur vjen puna për të performuar për vetëm 60 sekonda.

Qoftë të lexuarit e një libri apo të mësuarit e disa fjalëve të huaja; e rëndësishme është që kjo punë një minutëshe të mos jetë e mërzitshme, por të jetë një aktivitet që sjell kënaqësi dhe gëzim.

Është e rëndësishme të tejkalojmë mungesën e besimit që mund të kemi në aftësitë tona, gjithashtu të çlirojmë veten nga ndjenjat e fajit dhe padobishmërisë. Duhet të përjetojmë një sens fitoreje dhe suksesi për të ecur përpara. Kur jemi të frymëzuar nga këto ndjenja, do rrisim vazhdimisht kohën e shpenzuar duke kryer ato punë që i kemi vënë vetes - ndoshta në fillim për vetëm 5 minuta apo më shumë, pas disa ditësh kjo mund të shkojë në gjysmë ore apo një orë, dhe më pas më gjatë. Në këtë mënyrë principi një minutësh bën që të shohim progresin që po bëjmë përpara syve tanë.

Praktika kaizen e ka origjinën në Japoni. Vetë fjala përmban rrënjët "kai" që do të thotë "ndryshim, dhe "zen" që do të thotë "mençuri". Është shpikur nga Masaaki Imai, i cili beson në këtë filozofi dhe mund të aplikohet me sukses në botën e biznesit.

Në shikim të parë, kjo praktikë mund të duket e dyshimtë dhe e paefektshme për njerëzit e rritur në kulturat perëndimore, e cila i mëshon idesë se rezultatet vijmë vetëm përmes përpjekjesh të mëdha. Por nga ana tjetër një sërë programesh të zhvillimit personal kanë rezultuar të paefekshme. Ndërsa praktika kaizen është diçka që gjithkush mund të tentoi në çdo fushë të jetës; për shembull në Japoni aplikohet për të zhvilluar teknikat menaxheriale.

E gjitha çfarë mund të bëjmë është të kuptojmë se çfarë duam të arrijmë, dhe të jemi të vendosur që të fillojmë.
Previous Post Next Post