Shihni vazhdimisht të njëjtat numra? - 11:11 - Ja çfarë do të thotë...

Shihni vazhdimisht të njëjtat numra? - 11:11 - Ja çfarë do të thotë...

 Ju ka ndodhur ndonjëherë? Jeni duke jetuar vrullshëm dhe për disa arsye sytë tuaj shohin orën: 11:11, 1:11, 4:44, apo disa sekuenca të ngjashme me këto? 

Për shumicën nga ne kjo mund të vazhdojë me ditë, javë dhe ndoshta muaj, derisa të nisim të mendojmë se përse i shohim vazhdimisht këto numra. Të tjerë mund të mos shohin numra që përsëriten por mund të shohin të njëjtin numër, apo do shohin të njëjtën fjalë sërish dhe sërish, derisa të duket e çuditshme se përse po ndodh diçka e tillë.

Kjo guidë vjen pas dy vitesh hulumtimi të autores Marisa Moris pasi shkroi librin "Përgjigjet - Perëndia Flet". E cila e sjell këtë gudë si më poshtë:

"Ti je një trup, një mendje dhe një shpirt. Shumë qenie të gjalla mbi tokë e kanë harruar apo nuk e kanë ditur kurrë se sa shumë kontroll ka shpirti i njeriut mbi trupin e tij. Ndërsa në tokë jemi të prirur të përjetojmë vetëm anën fizike përmes përdorimit të 5 shqisave, ekzistojnë shumë më shumë gjëra të tjera se sa ne mund të mendojmë. Në çdo moment një njeri i dashur për ne në shpirtë mund të qëndrojë pranë nesh duke i folur shpirtit tonë. Megjithëse njeriu nuk e ka idenë, shpirti do ta përpunojë këtë informacion në mënyrë që më vonë mendja e nëndërgjegjshme do ta nxjerrë në sipërfaqen e mendjes së ndërgjegjshme. Ne si qenie fizike mund të besojmë se ishte thjeshtë një ide brilante që na erdhi nga vetja jonë më e lartë, nga një ëngjëll, apo nga gjyshja. Kur kemi ngecur në kurthin e fizikes dhe për shpirtin është e pamundur që ta dërgojë këtë informacion tek niveli i ndërgjegjes, shpirti ynë do nisë të bëjë gjëra që do na nxisë për shembull të shohim orën në të njëjtën kohë çdo ditë, derisa të arrijmë në pikën ku egoja e mendjes sonë thotë "Kjo është e pamundur! Si ka mundësi që kjo të ndodhë?! Nuk kam një përgjigje për këtë!" Sapo egoja dhe mendja intelektuale do vijnë në një pikë ku do ta pranojnë se nuk dijnë gjithçka, ky është momenti ku shpirti duhet dëgjuar vërtetë!"

Pra, në thelb, kur kjo ndodh, është një mënyrë tejet e ndryshme që nxit tejçimin e mesazhit në mendjen tonë. Mund të mos e marrim mesazhin të qartë në moment, por mund të shfaqet përmes ëndërrave, apo në kohë të qeta, për shembull kur jemi duke ngarë makinën apo duke çatuar me një mik, ky informacion të dalë në sipërfaqe. Pavarësisht se si mund të vijë tek ne, ky informacion mund të na ndihmojnë gjatë udhëtimit tonë tokësorë dhe mendoj se është mbresëlënës!
Previous Post Next Post