Shefi i CIA-s viziton Shqipërinë

Shefi i CIA-s viziton Shqipërinë

 Drejtori i inteligjencës së SHBA-ve (CIA), John Brennan kreu dje në mbrëmje një vizitë në vendin tonë. 

Lajmi u bë me dije nga Ambasada Amerikane në Tiranë, sipas së cilës shefi i CIA-s vizitoi vendin “për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe”.

Në njoftimin e saj ambasada e SHBA-ve bën me dije se “gjatë vizitës së tij, Drejtori Brennan u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani, Ministren e Mbrojtjes MImi Kodheli, dhe drejtues të inteligjencës shqiptare”.
Previous Post Next Post