Loading...

9 Copëza këshillash të Bukura për Jetën

Copëza këshillash të Bukura për Jetën

 1. Prano faktin se ekzistojnë gjëra në jetën tonë që nuk do shkojnë në atë mënyrë që do të donim
Prano faktin që ekzistojnë njerëz që do të kthejnë kurrizin kur të kesh më shumë nevojë për ta. Prano faktin që lumturia nuk vje në nga njerëzit dhe gjërat rreth jush, por nga brenda teje. Prano faktin që gjithkush do të lodhet, dhe mund të lëndojë e të të lërë. Prano faktin që pas çdo lëndimi zemre, do jetë gjithmonë një person, një mësim. Prano faktin që çdo person që do takosh, do i sjellë ndryshime jetës suaj, dhe disa nga ta do kenë impaktin më të madh, të tjerë do të të çojnë në skëterrat më të errëta. Pranimi është çelësi.

2. Bota e vërtetë nuk ka lidhje me botën që kemi imagjinuar
Na është mësuar që të ndjekim dhe jetojmë jetët tona me rregullat e vendosura nga shoqëria. Pritet që ata të gjejnë një punë që lidhet me shkollimin tonë, të modifikojnë preferencat tona, të fitojmë para, të blejmë një makinë, të biem në dashuri, të martohemi e të ngremë një familje. Dhe nëse i ndiqni të gjitha këto, do të jeni të suksesshëm. Përse? Sepse jetojmë në një shoqëri të bazuar në sukses dhe nëse nuk ndiqni atë që na serviret, atëherë do jemi veçse një dështim.

Por jeta është më shumë se kaq. Është të ndërmarrësh vendime për të mirën tënde dhe të përshtatesh me ndryshimet dhe tranzicionin. Duhet të vendosim vetë kufijtë tanë. Kështu që nuk duhet të kemi frikë të jemi të ndryshëm. Mos kini frikë të dështoni.

Njerëzit do të kritikojnë se përse nuk ke një diplomë (qoftë edhe e blerë), por mos u dekurajo. Nëse mendoni se jeni në rrugën e gabuar të profesionit, mos u frikësoni të ndryshoni drejtim. Merrni kontrollon, vendoseni veten në vend të parë.

3. Mos u lusni asnjëherë për dashuri
Asnjëherë mos iu lusni dikujt që t'ju dashurojë apo të jetë me ty kur ti dëshiron. Asnjëherë mos iu lut dikujt për kohën e tij, angazhimin, afeksionin dhe vëmendjen. Asnjëherë mos iu lustni dikujt të qëndrojë me ju kur ju keni nevojë më shumë se kurrë për të. Sepse nëse do të të donin aq shumë, nuk do të t'ju lëshonin asnjëherë nga duart. Nuk duhet të luteni kurrë për vëmendjen e dikujt që nuk është e thënë të jetë me ju. Nëse do t'ju duhet të luteni, ai apo ajo nuk ia vlen. Nuk ia vlen të luteni për asnjeri.

4. Do ketë ditë në jetën tonë kur do të jemi të lodhur për çdo gjë
Do ekzistojnë ditë kur do zgjohemi dhe nuk do dëshirojnë të shkojmë tek asnjëri, por thjeshtë duam të qëndrojmë të vetëm. Nuk do ta kuptoni dot se çfarë nuk po shkon me ju, sepse gjithçka dini është se duhet të jeni thjeshtë vetvetja. Pa shpjegime, pa arsye të thella. Do të kërkoni për një hapësir të qetë në këtë botë të zhurmshme. Do të shkëputeni ngadalë nga njerëzit rreth jush dhe do filloni të jetoni pa ta. Do ta largoni negativitetin dhe do nisni të bëheni neutral. Mbase muzika dhe çaji do të jenë miqtë tuaj më të mirë; do të izoloheni nga bota në të cilën jetoni për një moment. Kjo fazë quhet letargji. Do të lodheni në jetë, dhe kjo është normale. Do t'i ngadalësoni gjërat, riforconi shpirtin, qëllimet, dhe jetën përmes këtij izolimi. Dhe sapo të keni mbaruar punë, do të jeni sërish të gatshëm për të jetuar me një version më të ri dhe të mirë të vetes suaj.

5. Mos harroni ta duani veten tuaj po aq sa doni të tjerët
Ndonjëherë ne i duam njerëzit aq thellë, sa që harrojmë veten tonë. I japin të tjerëve mundësinë të jenë bota jonë dhe të jenë në çdo pjesë të saj. U japim mundësinë që të krijojmë lidhje emocionale dhe të thyejnë zemrat tona. Por në fund, ata nuk do të na duan në atë mënyrë që ne i duam, dhe do të lodhen e do të na lenë mbrapa. Ata nuk mund të na japin çfarë duam apo çfarë kemi nevojë. Dhe ekzistojnë njerëz rreth nesh që na duan kaq shumë, njerëz që janë të gatshëm të na japin çfarë kemi nevojë. Që do bëjnë gjithka që të na shohin mirë, por ne shpesh zgjedhim që t'i neglizhojmë. Kështu është jeta. Shpesh i japim kaq shumë atyre njerëzve që nuk e meritojnë, dhe i refuzojmë njerëzit që dëshirojnë të jenë pjesë e botës sonë. Kështu që mos harroni që të dashuroni, por të dashuroni veten, gjithashtu.

6. Dashuria nuk shuhet edhe pas ndarjes
Qëndron brenda nesh, dhe do qëndrojë përherë me ne, edhe kur të jemi larguar e të kemi gjetur dikë tjetër. Do ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemër që nuk do ta mbushë kurrë njeri, do jetë gjithmonë, ai person. Thjeshtë konvertohet në diçka si miqësi apo përkujdesje. Por qëndron. Asnjëherë nuk do thahet. Dashuria do jetë gjithmonë atje.

7. Mos u tërhiqni lehtësisht nga dikush që e keni parë prej disa ditësh
Mos u tërhiqni nga dikush që ju bën të ndiheni të rëndësishëm dhe argëtues. Bëjuni mjaftueshëm të fortë që të neglizhoni nevojën për t'i pasur pranë. Bëhuni të pamposhtur për aq sa të mundeni. Sepse ai apo ajo në një moment mund të ikë nga jeta juaj, dhe atëherë do kuptoni se ata kanë marrë një pjesë tuaj, që nuk mund ta merrni kurrë mbprapsht.

8. Mos harroni se nuk mund të ktheheni kurrë mbrapsht
Çdo gjë që ka ndodhur në të shkuarën tuaj do qëndrojë gjithmonë atje, ndërsa vazhdoni udhëtimin në jetë. Njerëzit që keni dashuruar do jenë gjithmonë një pjesë e juaja. Nuk do të shqetësojnë derisa të ktheni kokën mbrapsht e të lejoni që të konsumoheni nga e shkuara. Ata ekzistojnë thjeshtë për t'ju kujtuar se si të tejkaloni stuhitë e jetës. Ata janë prova e gjallë e dobishmërisë suaj/ Mos shkoni prapa, tani jeni në një vend më të mirë. Vazhdoni të ecni. Lëreni të kaluarën mbrapa.

9. Mos harroni, nuk është e thënë të jeni miq me të gjithë njerëzit pranë jush
Nuk është e thënë të bëni mik këdo në rrjetet sociale e t'i jepni detaje nga jeta, duke i afruar më pranë shpirtit. Jeta ka më pak dramacitete nëse e mbani rrethin sa më të vogel. Ju mban larg nga presioni dhe negativiteti dhe ju jep mundësinë të rriteni me njerëzit që dëshironi. Qëndroni me njerëzit që mbështesin qëllimet tuaja, që ju motivojnë, që ju ushqejnë me mirësi, që ju lartësojnë kur ndiheni keq dhe sjellin pozitivitet në jetën tuaj. Sa më i vogël rrethi, aq më i qartë vizioni. Respektojini të gjithë, por besoni në pak vetë.
9 Copëza këshillash të Bukura për Jetën 9 Copëza këshillash të Bukura për Jetën Reviewed by Marion Mardodaj on 12/01/2016 09:26:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.