Çfarë thonë ushqimet e preferuara për Personalitetin

Çfarë thonë ushqimet e preferuara për Personalitetin

Veç disa studimeve aporiori të cilat bëjnë lidhjen e ushqimit me personalitetin, neurologu dhe dietologu amerikan, Dr. Alan R. Hirsh insiston se dëshira për një ushqim të caktuar mund të përcaktojë personalitetin. Në fakt duket si një lidhje e çuditshme, duket sikur nuk kemi më sekrete, tani edhe shijet tona sikur na kanë tradhtuar.

Le të shohim në vazhdim dëshirat për ushqime të caktuara dhe lidhjen që kanë me personalitetin.

Ushqimet pikante dhe erëzat
Mund të jeni të fiksuar pas kontrollit dhe perfeksionizmit. Çrregullimet nuk i duroni dot. E pëlqeni rregullin dhe nëse gjërat nuk janë në vendin e duhur, e keni të pamundur të qëndroni duarkryq. Veç rregullit, shpërdorimi i kohës ju bën të ndjeheni keq. Nuk ju pëlqen ta shpenzoni kohën kot, po ashtu nuk ju pëlqejnë ata njerëz që ju shtyjnë ta bëni diçka të tillë. Gjithshtu nuk ju pëlqejnë ngjarjet dhe njerëzit që nuk janë nën kontrollin tuaj.

Ëmbëlsirat
Jeni të dhënë pas aventurave që ndonjëherë mund të jenë të çmendura. Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, p. sh., të vlerësoheni nga të tjerët dhe të trajtoheni sikur jeni person i ose e veçantë. Nuk ekzistojnë limite për ju dhe do të donit të ndjeni pendesë për çfarë keni bërë, sikur nuk e keni bërë kurrë.

Ushqimet e kripura
Jeni të bekuar nga besimi. Besoni tek fati dhe se çfarëdo që ndodh, për ju ka qenë e destinuar të ndodhë. Njerëzit që konsumojnë ushqime të kripura janë të prirur të mendojnë që diçka që ndodhë është e parapërcaktuar dhe thuajse nuk ekziston gjë që mund t'i alarmojë. Këta njerëz besojnë se nëse bën apo nuk bën diçka, ka qenë e shkruar të ndodhë.

Kombinimet e të kripurave dhe ëmbëlsirave
Nëse ju pëlqen të konsumoni çokollata me patatina apo diçka të kripur të kombinuar me diçka të ëmbël, atëherë ky duhet të jetë personaliteti i shijeve tuaja.

Njerëzit që pëlqejnë këtë kombinim zakonisht janë introvertë deri në atë pikë, sa që mund të jenë vetmitarë. Janë shumë imagjinarë dhe njerëz kreativ. Kanë mungesë durimi. Janë të prirur të jenë vetiak dhe të vetëqendërzuar. Nuk janë shumë miqësorë me ata njerëz që kanë mungesë aftësishë në fushat e tyre.

Nëse pëlqeni çokollatat
Jeni introvertë. Ju pëlqen qetësua dhe paqja. Vetmia është shtëpija juaj e dytë, dhe do zgjidhnit më mirë një libër se sa një parti.

Çokollata e zezë
Jeni udhëheqës të lindur. Ju pëlqen të socializoheni. Jeni të partë që merrni guximin të futeni në çdo projekt aventuresk. Argëtues, të dashur dhe plot energji, ju keni aftësinë të përcaktoni jetën e të tjerëve.
Çfarë thonë ushqimet e preferuara për Personalitetin Çfarë thonë ushqimet e preferuara për Personalitetin Reviewed by Marion Mardodaj on 11/06/2016 05:46:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.