Loading...

Aftësitë për të rritur fëmijë të suksesshëm sipas Harvardit

Aftësitë për të rritur fëmijë të suksesshëm sipas Harvardit

 Të rrisëshë fëmijë ditët e sotme është shumë më ndryshme se sa më parë kësaj kohe të celularëve të zgjuar, kompjuterave, internetit dhe tabletave. Në të kaluarën fëmijët vraponin për të kapur fluturat. Luanin me të vërtetë futboll dhe jo në kompjuter. 

Luanin deri vonë, sa dielli perëndonte. Të rrisësh fëmijë sot është shumë më ndryshe se sa disa dekada më parë.

Në këtë kohë fëmijëve iu jepen kompjutera apo pajisje elektronike me të cilat argëtohen automatikisht. Ekzistojnë shtigje në këtë trend të ri për të rritur suksesshëm fëmijët. Cilat? Psikologët e Univrsitetit të HArvardid bënë një studim dhe nxorrë në pah disa pika se si mund të rritet suksesshëm një fëmijë në këtë kohë. Konkluduan se ekzistojnë akoma disa aspekte që janë bazike në rritjen shëndetshëm të fëmijës.

Më poshtë po ju paraqesim disa sekrete për të rritur fëmijën suksesshëm, sipas psikologëve të Harvardid.

Kushtojini kohë
Asnjë dhuratë apo pajisje nuk është e njëjtë me kohën që shpenzoni me ta. T'u dhurosh kohën tuaj është sikur t'u japësh një pjesë nga jeta juaj. Dhe kjo është ekzaktësisht çfarë ata kanë nevojë. Kjo është një këshillë e thjeshtë në një kohë që jeta është e ngarkuar dhe duhet të qëndrojmë vazhdimisht në garën e konkurrencës. Është e thjeshtë t'u japësh fëmijëve një pajisje elektronike për t'i mbajtur të angazhuar dhe për të lënë mënjanë përgjegjësitë tona në drejtim të tyre.

Kur i kushtoni kohë fëmijëve tuaj, qëndroni me të, ndërveproni apo luani me të, bëni një shëtitje me të. Ata nuk do kujtojnë çfarë bletë për to, por do kujtojnë kohën që keni shpenzuar me ta, e cila do qëndrojë gjithmonë me ta.

Flitni qartë me ta
Pyesni mësuesit apo kujdestarët. Kërkoni për ndonjë sjellje të pazakontë tek ta.Sigurohuni që janë të qetë kur vijnë e flasin me ju. Fëmija juaj ka nevojë të ndjehet i dëshiruar dhe të rëndësishëm për ju. Kuptojeni për mes fjalëve. Bëni që të dëgjojnë se i vlerësoni dhe i doni. Ftojini të ulen pranë jush e të ndajnë historitë e tyre rreth shkollës, miqve, etj.

Mësojini aftësitë e zgjidhje së problemit
Një nga dhuratat më të mëdha që mund t'i jepni fëmijës suaj është aftësia për të analizuar dhe zgjidhur problemet.

Lëreni fëmijën të marrë vendime e tij personale. Nuk mund të zgjidhni përgjatë gjithë kohës çështjet e tyre. Është e shëndetshme kur i lejoni që të kenë vetë ata përvojë të dorës së parë. Ndërsa i lejojmë të përcaktojnë se çfarë duan, ne po rrisim ndërgjegjen e tyre dhe në të njëjtën kohë po u japim aftësitë e lidershipit.

Lërini të vijnë tek ju e t'u thonë problemet e tyre, dhe ju vetëm sa udhëhiqini. Është e vështirë që si prind të qëndroni duke vëzhguar gabimet e fëmijëve tuaj. Por kjo është mënyra se si ata do mësojnë. Duhet të sigurohemi që lumturia të vijë përpara arritjes. Në fillim duhet t'i mësojmë fëmijës sonë se si të jetë i lumtur. Suksesi nuk është qëllimi i fundit. Suksesi nuk e sjell dot përmbushjen. Lëreni lumturinë të vijë e para.

Tregojini mirënjohjen
Fëmijët duhet të mësojnë që mirënjohja është një dhuratë e paçmueshme. Prindërit duhet t'u japin fëmijëve të tyre detyra dhe më pas të shprehin se sa mirënjohës janë për arritjet e tyre. Nderojini dhe vërtetoni performancën e tyre në çdo gjë që bëjnë. Nuk duhet të vlerësojmë vetëm aktet e pazakonta të mirësisë dhe arritjeve.

Bota ka nevojë për njerëz më të ndjeshëm dhe është detyra jonë t'i mësojmë. Fëmijët mësojnë përmes shembujve dhe ne jemi të përgjegjshëm për të vendosur këto shembuj. Jeni mirënjohës për aktet e vogla që ata bëjnë, akte të cilat nuk kanë lidhje me performancën e tyre akademike. Tregojini kënaqësinë që qëndrom pas dhembshurisë. Mësojini artin e të dhënit.

Zgjeroni pikëpamjet e tyre
Ajo çfarë jo do të thotë është që të mësoni fëmijën tuaj të shohë më tej. Kjo lidhet me të treguarit mirënjohje. Lëreni të përjetojnë botën përmes dhembshurisë suaj. Mësojini fëmijës suaj se si të ndërveprojë mirë pa pajisjet teknologjike. Mësojini të dëgjojë. Kjo mund të duket absurde, por këto ditë asnjë nuk dëgjon. Mësojini të gjykojë edhe përtej rrethit familjarë. Mësojini të të mos gjykojë në bazë të kombësisë, ngjyrës apo gjinisë. Duke e ekspozuar fëmijën në diversitetin kulturorë, kjo e ndihmon atë të jetë një person i dhembshur dhe i lumtur.

Mendja e një fëmijë është si një letër e bardhë që mbushet nga shembujt përmes veprimeve tona. Le ta bëjmë në mënyrë të përgjegjshme. Ndihmojini ta navigojnë këtë botë përmes mirësisë, mirënjohjes dhe dashurisë. Por rrisni shpirtin tuaj dhe vetëm ju jeni përgjegjës për të sjellë dashurinë apo urrejtjen.
Aftësitë për të rritur fëmijë të suksesshëm sipas Harvardit Aftësitë për të rritur fëmijë të suksesshëm sipas Harvardit  Reviewed by Marion Mardodaj on 11/13/2016 08:41:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.