Si të përdorim Ligjin e Joshjes për të marrë Pikërisht atë që Duam

Si të përdorim Ligjin e Joshjes për të marrë Pikërisht atë që Duam

 Sipas studimeve dhe statistikava, sa më i lartë të jetë vibrimi, aq më shumë bollëk, lumturi dhe prosperitet do ketë në jetën tonë. 

Duke rritur vibrimin, rriten mundësitë për rezultate pozitive në çdo fushë, pavarësisht nëse jeni ndarë apo keni qenë beqarë për disa kohë, është e rëndësishme të bëheni një person që frymëzon njerëzit e shëndetshëm të vijnë tek ju, dhe përfitimi do shumëfishohet reciprokisht. Për të bërë këtë, sugjerojmë sa vijon më poshtë:

 1. Dashuroje veten plotësisht
Marrëdhënjet shkojnë dhe vijnë. I vetmi person që ka rëndësi për ju, jenu ju. Kështu që trajtojeni veten si të florinjtë. Bëni një masazh. Gatuani shëndetshëm dhe ndizni disa qirinj. Blijini vetes disa rroba të bukura.

Dhe më e rëndësishmja, bëni kujdes kur flisni me vete. Mbytini zërat negativ në mendjen tuaj. Do ta qortonit një person të trishtuar? Nëse nuk do të donit t'ja bëni dikujtë këtë, atëherë mos ia bëni as vetes.

2. Besoni në rezultatet më të larta dhe më të mira
Jeta mund t'ju çojë në greminë. Por besoni që çdo gjë ndodh për një arsye, dhe për përfitimin tënd.

3. Zgjidhni dritën
Kur jeni tërësisht të lënduar, do të dëshironit t'i thoni botës që ish-i juaj është një qen. Këto lloj deklaratash bëjnë të ndihemi mirë për momentin, por janë të pandershme. Nëse ishte i keq, përse qëndrove? Dhe përse një pjesë e juaja e dëshiron sërish ate?

Zemërimi, hidhërimi, urrejtja, dhe pakënaqësia janë gjëndje të ulëta vibracionale. Janë negative dhe ju mbajnë të ngërthyer në vetmi.

Të qenit të lumtur është hakmarrja më e mirë. Dhe është jashtëzakonisht atraktive. Mirënjohja, fajla, mirësia dhe gëzimi janë gjendje të larta vibracionale.

Njerëzit me me vibracion të lartë e kuptojnë që lumturia nuk ndodh në rrethana perfekte. Por është një zgjedhje që bëhet në çdo ditë.

4. Shpreh mirënjohje
Imagjinoni sikur keni gatuar një drekë për dikë. Keni shpenzuar ditën duke blerë produkte ushqimore, duke pastruar dhe gatuar. Kur uleni në tavolinë, më pas ky person konsumon vetëm dy lugë nga cfare gatuat, dhe më pas çohet dhe ikën duke thënë vetëm një "faleminderit" të ftohtë. A do të vazhdonit të qëndronit të motivuar për të gatuar sërish dreka?

Shpesh njerëzit harrojnë të jenë mirënjohës për jetën e bekuar që kanë, dhe më pas kërkojnë gjithnjë e më shumë, pavarësisht mosëmirënjohjes.

Është e vështirë të jesh mirënjohës kur jeta ju ka vendosur në një pozicion të vështirë. Por në këto çaste kjo praktikë është më e rëndësishme. Jini mirënjohës për shëndetin tuaj. Për ushqimin. Për ujin e pastër. Për trupin tuaj dhe çdo pikë gëzimi.

5. Bëhuni një rojtarë besnik i fjalëve dhe mendimeve tuaja
Mos bëni gabime, fjalët dhe mendimet tuaja bëjnë realitetin tuaj.

6. Rrethojeni veten me njerëz pozitiv
Mjerimi kërkon shoqëri. Shmangeni me çdo çmim. Nëse jeni të brengosur nga humbja e dashurisë, atëherë nuk keni më kohë të qëndroni me ata njerëz që rënkojnë, qe ushqehen keq ne dreka e darka, dhe janë të mbuluar me negativitet. Duhet ta mbani kokën mbi sipërfaqen e ujit kur deti është i trazuar.

Miqtë me të cilët zgjidhni të rrini, ose do t'ja lartësojnë vibrimin, ose do t'jua ulin ate.

7. Qeshni
Qeshni çdo ditë. Therrisni një mik të vjetër për të rikthyer kujtimet e gëzueshme. Shihni humor.

Viktor Hugo thoshte se "E qeshura është Dielli që e largon Dimrin nga fytara e njeriut." Kështu që ndriçojeni fytyrën me një qeshje.
Previous Post Next Post