Shenjat kur nuk jemi të Dashuruar por të Varur Emocionalisht

 Jeni përpirë ndonjëherë nga një romancë, dhe më pas zbuluat se partneri nuk ishte i apo e duhura për ju? E keni imagjinuar partnerin si të dashurin apo dashurën ideale, në vend që të zbuloni natyrën e vërtetë të tij apo saj? Keni kërkuar tek ai apo ajo një sens qëllimi për t'u dukur, identiteti apo vlerësimi për veten?

Shpesh ndjejmë sikur kemi rënë në dashuri, kur në fakt jemi thjeshtë në kërkim të nevojës për vlerësim. Më poshtë po paraqesim 12 shenjat që tregojnë se marrëdhënja juaj ka të bëjë më shumë me varësinë emocionale se sa me dashurinë e vërtetë. Nëse partneri juaj bën pjesë në një nga këto kategori, mund të duhet të mendoheni dy herë nëse është vërtetë e shëndetshme për ju që kjo marrëdhënje të vazhdojë.

1. Jeni shpesh xhelozë kur partneri juaj shpenzon kohën me njerëz të tjerë.

2. Lidhja bën që ju të lini mënjanë marrëdhënjet me njerëzit e tjerë dhe hobit që për ju ishin shumë të rëndësishme.

3. Ndjeni sikur e keni pronë partnerin apo partneren. Nuk i besoni të tjerë meshkujve apo femrave pranë tij apo saj. Keni frikë se do ua "vjedhin".

4. Keni ndryshuar pikëpamje politike, skuadrën tuaj të zemrës apo edhe fenë për të kënaqur partnerin apo partneren.

5. Kur partneri nuk është me ju, ndiheni bosh, të vetëm dhe të mërzitur.

6. Keni nevojë për vëmendje konstante që partneri ju dashuron.

7. Anuloni planet me familjen apo miqtë për të shpenzuar kohë me partnerin/en.

8. Peshkoni apo në një mënyrë kërkoni vazhdimisht komplimente.

9. Keni dëshirë të keni një lloj kontrolli mbi partnerin. Nëse ai apo ajo nuk bën çfarë i kërkoni, do ndiheni të shqetësuar.

10. Vlerësimi për partnerin është më i rëndësishëm se sa vlerësimi për veten tuaj.

11. Frikësoheni se nëse do ta humbisni partnerin, nuk do jeni të zotë të vazhdoni më në jetë.
Previous Post Next Post