Përse disa njerëz nuk Ndryshojnë Kurrë

Përse disa njerëz nuk Ndryshojnë Kurrë

 Sa më shumë gjërat ndryshojnë, aq më shumë këta njerëz qëndrojnë të njëjtët. Njerëzit janë të zotë të ndryshojnë por shumica prej nesh nuk janë në gjendje të nryshojnë në mënyrë domethënëse. 

Të shkuarit shumë larg, kërkimi i divorcit apo kalimi i dhimbjes nga një dashuri e shkuar mund të shkaktojnë gjendje stanjacioni, duek e bërë kështu daljen nga rutina shumë të vështirë. Por për disa njerëz kjo nuk është e mjaftueshme që të largohen nga rutina. Përse është kaq e vështirë për disa njerëz që të bëjnë ndryshimet e nevojshme në jetët e tyre?

Kanë frikë nga ndryshimi
Njerëzit kanë frikë nga ndryshimi dhe e panjohura. Është diçka e vështirë edhe biologjikisht. Po, do të donim të provonim gjëra të reja, por sapo gjejmë diçka që funksionon për ne, jemi të prirur që të qëndrojmë tek koj gjë, edhe nëse nuk do funksiononte në mënyrën që duhet. Kemi frikë nga ajo që nuk kuptojmë dhe nuk dimë. Na pëlqenë rehatia e krijuar. Është aq e rehatshme, saqë edhe kur shtyhemi nga rrethanat që t'i largohemi kësaj rehatie, ne kërcejmë sërish brenda saj. Edhe nëse do na dëmtonte në terma afatgjatë, kjo është familjare për ne dhe e kuptueshme.

Nuk dinë si të ndryshojnë
Edhe nëse e tejkalojmë frikën nga ndryshimi mund të mos dimë se si të ndryshojmë. Mund të na mungojnë mjetet për të zhvilluar një plan për të ndryshuar. Në mënyrë që ta zhvillojmë atë plan, duhet të bëjmë kërkime të thellë shpirtërore për të kuptuar cilët jemi dhe çfarë duam me të vërtetë përpara se të fillojmë ndryshimin. Disa njerëz nuk janë të aftë për të bërë një analizë të thellë. Nuk duan të shohin shumë detajet sepse mund të kenë frikë nga çfarë mund të shohin. Nëse nuk e dini se cilët jeni dhe çfarë dëshironi, si mund ta dini se çfarë dëshironi për të bërë ndryshimin.

Nuk e dinë se duhet të ndryshojnë
Nuk mendojnë se duhet të ndryshojnë sepse ajo që bëjnë është aq e rehatshme, sa që u duket në rregull. Duhet ta shihni veten nga jashtë për të parë gabimet dhe të metat. Njerëzit zbulojnë se çfarë funksionon për ta dhe i qëndrojnë, pavarësisht se nuk marrin rezultatet që dëshirojnë. Pa dikë që mund t'ju tregojë të metat, do mendoni se po veproni në nënyrë perfekte, sepse ju ndjeni që është perfekte. Duket e drejtë, edhe nëse e bëni në mënyrë që lë për të dëshiruar.

Njerëzit rreth tyre i inkurajojnë të mos ndryshojnë
Jeni të prirur të bëni ato gjëra që gjithkush rreth jush po bën. Është e vështirë të humbasësh në peshë, nëse gjithkush rreth jush ushqehet tej mase. Është e vështirë të pushosh së konsumuari alkool nëse shumicën e kohës e kaloni në lokal. Nuk është se njerëzit nuk duan të ndryshojnë, por nxiten në mënyrë konstante të mos ndryshojnë.

Ndryshimi është i vështirë
Ndryshimi kërkon shumë punë dhe mundim. Disa njerëz thjeshtë nuk duan të sakrifikojnë për ndryshimin që duan. Është shumë e vështirë të qëndroni të vetëkënaqur. Ndryshimi kërkon këmbëngulje dhe qëndrueshmëri.

Nuk marrin përgjegjësi për gabimet e tyre
Përpara se të ndryshoni duhet të mbani përgjegjësi për gabimet dhe të kuptoni se duhet të bëni diçka ndryshe. Është shumë e vështirë që t'ja vini fajin të tjerëve. Është e vështirë të pranoni të metat e të vendosni që nuk duhet të vazhdoni më të jeni në këtë mënyrë.

Frika nga pritshmëritë
Disa njerëz kanë frikë se nëse ndryshojnë në mënyrë të suksesshme, duhet të performojnë në një nivel më të lartë. Niveli i lartë i performancës kërkon më shumë mundim dhe dedikim nga sa duan ata të japin.
Përse disa njerëz nuk Ndryshojnë Kurrë Përse disa njerëz nuk Ndryshojnë Kurrë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/29/2016 07:34:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.