3 bimët Vrasëse

 Bimët dhe lulet duken aq të bukura dhe të lezetshme, sa që njerëzve nuk do t'i shkonte kurrë në mendje se mund të kryenin vrasje të gjallesave të tjera. Lëvizjet e tyre janë aq të avashta sa që është e vështirë të imagjinohen si vrasës zullumqarë. 

bimët Vrasëse

Natyra është e kuqe në thonj e kthetra, dhe mesa duket edhe në gjemba dhe gjethe. Në fakt ekzistojnë rreth 600 specie të bimëve-vrasëse, por në vijim po paraqesim tre më interesante të këtyre bimëve. 

Mizakapëset venus


Këto bimë janë ndër bimët mishngrënëse më të njohura. Mizakapëset venus janë në zhdukje dhe rriten vetëm në tokat e thata të Kalifornisë së Jugut.

Kur një insekt futet në kurth, kjo bimë mbyll fletët si një morsë. Për të shmangur kapjet false kjo bimë mbyllet vetëm kur dy fije të ndryshme të saj preken brenda 20 sekondash. Sapo fletët mbyllen, preja mbyllet brenda.

Insekti vazhdon të luftojë, duke prekur kështu më shumë fije dhe fletët shtrëngohen gjithnjë e më shumë. Kurthi e ngjit prenë duke e tretur atë, dhe hapet për të nxjerrë vetëm pjesët e patretshme të insektit.

Kurthi i vakumit

Uji i ndenjur zakonisht është i varfër me ushqyes. Për t'ja dalë në këtë varfëri, kjo lloj bime që shihni në video ka zhvilluar një metodë të sajë për të kapur dhe ngrënë pleshtat e uji.

Gjetet e vogla janë modifikuar si fshikëza të vogla me një derë në fund. Uji që gjended në gjethen-fshikëz pompohet jashtë në mënyrë që të arrihet një ndryshim presioni.

Tani bima luan lojën e pritjes. Në çastin kur pleshti i ujit prek një nga fijet sensitive të bimës, dera e fshikëzës hapet.

Në më pak se një milisekond fshikëza e thith brenda ujin me gjithë pleshtin e ujit. Sapo procesi i tretjes kryhet, kurthi rivendoset sërish.

Tentakulat grabiqare


Kjo lloj lulevese ka një qasje më të qetë ndaj zënjes në kurth të presë. Lulevesa ka zhvilluar një lloj ngjitëse në gjethet e saj. Këto kërcej prodhojnë pika të përbëra nga mukus ngjitës. Mukusi përbëhet nga sheqeri për të joshur insektet.

Por që në çastin që insekti shkon mbi të, nis të ngordhë. Duke u orvatur që të çlirohet nga tentakulat, insekti do të lidhet me të tjerat e duke e vënë veten krejtësisht në kurth.

Kur insekti është relativisht i madh tentakulat lëvizin për nga insekti derisa ta mbulojnë tërësisht.

Mukusi i ëmbël që josh insektin përmban enzimat që shërbejnë për të tretur insektin.
Previous Post Next Post