Shenjat kur po Lidheni me një Burrë, jo me një Djalosh

Shenjat kur po Lidheni me një Burrë, jo me një Djalosh

 "Dikur isha një djalosh i rëndomtë, tani jam burrërruar. U deshën 29 vite që të mbërrija këtu." kështu do thonin shumica e meshkujve.

Kjo për shkak se mosha nuk ka të bëjë me të qenit burrë. Mosha është thjeshtë një numër, por veprimet përcaktojmë se cilët jemi. N'fakt ekziston një problem i madh në këtë mes - shumica e femrave shpenzojnë kohën e tyre duke u përpjekur që ta bëjnë djaloshin, burrë.

Kjo merr fund sot. Nëse jeni duke u lidhur me një djalosh tani, kjo do varet nga ju për të qenë femërore e për të vazhduar me jetën tuaj.

1. Djemtë u shmangen bisedimeve të sikletshme - burrat dinë si të komunikojnë nevojat e tyre
Qoftë edhe marrëdhënja më e mirë ka mosmarrveshje. Do bësh apo thuash diçka që atij nuk i pëlqen - kjo është e pashmangshme. Djemtë janë agresivë pasivë, ndërsa një burrë i vërtetë do ketë një bashkëbisedim produktiv me ju...edhe nëse është paksa i ngathët.

2. Djemtë duan vetëm të "gjuajnë" - burrat investojnë kohën dhe energjitë e tyre në femrën e duhur
Ekziston një çast në jetën e çdo burri kur kupton se të qënit në një marrëdhënje e bën atë vërtetë më të lumtur, se sa duke vrapuar çdo ditë nëpër lokalet e natës. Nëse zakonisht ju telefonon të premteve orëve të vona. Atëherë lëvizni për të gjetur një mashkull të rritur.

3. Djemtë ju komplimentojnë për "t'u futur poshtë fundit tuaj" - burrat ju bëjnë komplimente sepse duan që ju të ndiheni këndshëm për veten tuaj
Ekziston një ndryshim i madh nga të bërit një kompliment me qëllimin për të marrë diçka, dhe të bërit e komplimentit me qëllimin për të dhënë diçka. Burrat e vërtetë japin, sepse e dinë që femrat e vërteta do jenë reciproke.

4. Djemtë largohen nga dita në ditë - burrat punojnë shumë për të ndërtuar një të ardhme për veten dhe gruan e tyre
Kur jeni të fokusuar vetëm për të bërë veten tuaj të lumtur, mund të bëni qejf dhe "parti" çdo ditë. Sapo të kuptoni që të tjerë njerëz mbështeten tek ju, do të donit të bënit sakrificë për të mbështetur familjen.

5. Djemtë intimidohen nga femrat e zgjuara - burrat stimulohen nga to
Nëse nuk është i sigurtë për intelektin e tij, nuk do të rrezikonte me një femër të zgjuar. Djaloshi do qëndrojë në zonën e tij të rehatisë, ndërsa një burrë i vërtetë e dëshiron sfidën e një gruaje të zgjuar.

6. Djemtë bëjnë premtime që nuk i mbajnë - burrat bëjnë atë që thonë
Një ndër gabimet më të mëdha që kam bërë ishte kur i thashë një femre që e dashuroja, por nuk e kisha me të vërtetë. Isha një djalosh i frikësuar duke u përpjekur për të bërë të lumtur një femër. Një burrë i vërtetë do t'i thonte një femre se si ndjehet, kur ndjen vërtetë.

7. Meshkujt i shmangen çdo mundësie për refuzim - burrat i përballojnë frikërat dhe vazhdojnë përpara
Qoftë burrat apo djemtë urrejnë kur refuzohen. I vetmi ndryshim është se burrat e vërtetë do udhëtojnë përmes frikërave në çdo mënyrë sepse për të ti vlen.

8. Djemtë nuk vendosin prioritete - burrat kuptojnë çfarë është më e rëndësishme për ta dhe bëjnë që ju të jeni prioriteti tyre
Një burrë i vërtetë dëshiron ta shpenzojë kohën me njerëzit e rëndësishëm për të. Dhe nëse po tenton të lidhet me ju, do kujdeset për ju. Dëshiron të jetë me ju dhe vetëm me ju.

9. Djemtë ju "rrëzojnë" - meshkujt ju inkurajojnë dhe ndihmojnë
Djemtë e frikësuar do mundohen që ta demoralizojnë e ta ulin femrën si një mekanizëm mbrojtjeje. Një mashkull i vërtetë e kupton që do rritet si burrë nëse femra e tij po rritet si femër.
Previous Post Next Post