Mënyrat për të qenë më Tërheqës/e - të provuara Shkencërisht

Mënyrat për të qenë më Tërheqës/e - të provuara Shkencërisht

 Disa njerëz argumentojnë se joshja nuk ka lidhje me mendimin racional, dhe duket se kjo hipotezë gëzon mbështeje të mjaftueshme. Megjithëse në këtë shkrim nuk do flasim për racionalitetin apo iracionalitetin e atraktivitetit, studimet shkencore kanë provuar se nuk ekziston një lidhje mes joshjes dhe neuropsikologjisë.

Kështu që në fokus të këtij artikulli është ndërlidhja mes shkencës dhe joshjes. Do të merremi kryesisht me pesë mekanizmat e joshjes dhe të tentojmë të shpjegojmë anën shkencore prapa këtyre mekanizmave.

1. Jini argëtues
Mërzia nuk është një gjenje emocionale që truri e suporton mirë. Mendja është e etur për gjërat e reja, lidhjet dhe përmbushjet - një fakt lehtëzisht i vëzhgueshëm gjatë fëmijërisë.

Për të qenë të sinqertë, të gjithë mund të deklarojmë ne konfidencë që disa njerëz janë më të mërzitshëm se disa të tjerë. Mërzia është një term relativ; disa mërziten nga sporti, të tjerë kënaqen së tepërmi; disa janë të pa interesuar rreth politikës, të tjerë hyjnë vullnetarisht në politikë...dhe kështu me rradhë.

Në të njëjtën mënyrë, personaliteti i dikujt, trajta e mendimit, sensi i humorit etj., mund të jenë argëtues apo të mërzitshëm, dhe kjo varet në mënyrë strikte nga vëzhguesi. Duke e kuptuar këtë fakt, është e rëndësishme të ushqejmë nevojën me origjinalitet duke qenë argëtues. Nëse në sytë e tyre jeni spontan, këtu joshja bëhet e mundur.

2. Veproni menjëherë
Dr. John Medina, një biolog molekularë, zbuloi që njeriu ka një hark kohorë përqendrimi më të shkurtër se peshku i kuq: rreth 8 sekonda më pak.

Ashtu siç e theksuam, truri i njeriut kërkon gjëra të reja që të nxisë ndjenjat e joshjes; kjo do të thotë që joshja kërkon përshtypje të parë të shpejtë. Kështu që nëse keni vëmendjen e një mashkulli apo femre, duhet të veprojmë me shpejtësi.

3. Përdoreni gjuhën e trupit në mënyrë të hapur
Studimet tregojnë që gjuha e trupit është ndër mjetet më të rëndësishme të joshjes. Më saktë, pozicionimi i trupit për të shprehur sinqeritetin është ndër elementet më popullorë të joshjes.

Gjuha e hapur e trupit është e rëndësishme sepse komunikon në mënyrë fizike disponueshmërinë. E kundërta, si duar të kryqëzuara apo duke folur në celularë, kjo tregon që ky person nuk është i/e disponueshëm. Kështu që qëndroni me një pozicion të drejtë të trupit dhe veproni në mënyrë natyrale. Mbajini duart në mënyrë të dukshme dhe përdorini në mënyrë të lirshme ndërsa komunikoni.

Për meshkujt është shumë e rëndësishme gjuha e hapur e trupit dhe qetësia, pasi përçojnë besim, dhe kjo është trakja më atraktive për meshkujt nga perspektiva e një femre.

4. Qeshni shpesh
Është e provuar shkencërisht që e qeshura nxit joshjen, dhe këtu komentet e tepërta nuk janë të nevojshme.

5. Kini një sens humori
Nëse nuk jeni në gjedje të përçoni një sens humori, videot në YouTube do të jenë më tëreqëse se ju, qoftë kjo për meshkujt apo për femrat.
Previous Post Next Post