Ekziston Shpirti sipas Psikologëve?

Nga Xhorxh Paksinos - Neuroshkencëtarë dhe Psikolog

 Shumë njerëz besojnë se kanë shpirt. Megjithëse konceptet rreth shpirtit ndryshojnë, shumica e njerëzve e përshkruajnë atë si një "forcë e padukshme që shfaqet për të na gjallëruar".

Zakonisht besohet se shpirti mund t'i mbijetojë vdekjes dhe shoqërohet në mënyrë tepër intime me kujtimet, pasionet dhe vlerat e personit. Disa argumentojnë se shpirti nuk ma masë, nuk zë vend dhe ndodhet gjithandej.

Por si një neuroshkencëtarë dhe psikolog, nuk mund të flas në aspektin funksional për shpirtin. Nga ana tjetër, të gjitha funksionet e atribueshme ndaj këtij lloj shpirti mund të shpjegohen duke punuar me trurin.

Psikologjia studion sjelljen. Modifikon sjelljet, si për shembull duke trajtuar drogimin, fobitë, ankthet dhe depresionet. Psikologët nuk duhet të supozojnë që njerëzit kanë shpirt. Psikologëve nuk u intereson nëse njerëzit kanë shpirt.

Thuhet se psikologjia e ka humbur shirtin e saj në vitin 1930. Në atë kohë kjo disiplinë u bë tërësisht një shkencë, duke u bazuar vetëm tek eksperimentet dhe kontrolli, në vend që të bazohet tek analiza e brendshme.

Çfarë është shpirti?
Nuk janë vetëm mendimtarët fetarë që kanë propozuar se ne kemi shpirt. Disa nga mendimtsarët më të fuqishëm botërorë që e mbështesin këtë kanë qenë filozofë, si Platoni apo René Descartes.

Platoni besonte se ne nuk mësojmë gjëra të tjera por ringjallim në kujdesë gjërat që dinim përpara lindjes. Në këtë sens ai konkludoi që njerëzit kanë shpirt.

Shumë shekuj më vonë Descartes shkroi tezën e tij "Pasioni i Shpirtit", ku argumentoi se ekzistonte një ndryshim nga mendja, të cilën ai e shpjegonte si "substancë mendimi", dhe trupin si "substancë e zgjeruar", Ai shkruan:

...për arsye se ne nuk kemi ndonjë koncept të trupit si mënyrë të të menduarit në njëfarë mënyre, kemi arsye të besojmë se çdo lloj mendimi që ekziston brenda nesh i përket shpirtit.

Descartes argumenton se truri, që është pjesë e trupit, është i vdekshëm, dhe i ndashëm - që do të thotë se ka pjesë të ndryshme - dhe shpirti është i përjetshëm dhe i pandashëm - që do të thotë se është një e tërë e pandashme. Prandaj ai konkludon se këto duhet të jenë gjëra të ndryshme.

Por zhvillimet e neuroshkencës kanë treguar se këto argumente janë false.

Nxjerrja e shpirtit
Në vitin 1960, fituesi i Nobelit Roger sperry tregoi se mendja dhe koshienca jonë janë të ndashme, duke mohuar kështu teorinë e Descartes.

Sperry studioi corpus callosum (pjesë e trurit që lidh hemisferën e djathtë dhe të majtë) tek disa pacientë, e cila u ishte dëmtuar nga operacionet që tentonin të kontrollonin përhapjen e epilepsisë. Operiacioni bllokoi apo reduktoi transferimin e informacioneve perceptuale, ndjeshmërisë dhe ato konjiktive mes dy hemisferave.

Ai tregoi se çdo hemisferë mund të mësohet që të bëjë një punë të caktuar, dhe se kjo përvojë nuk ishte e mundur tek hemisfera e pamësuar. Kjo do të thotë se çdo hemisferë mund të përpunojë informacionin në mënyrë të pavarur nga tjetra. Në thelb, kjo do të thotë se operacioni prodhoi një koshiencë të dyfishtë.

Kështu që Descartes nuk është i saktë kur thotë se truri është i ndarë nga shpirti, i cili mund të lexohet si mendje apo ndërgjegje. Në përpjekjen e tij për të provuar ekzistencën e shpirtit tek njerëzit, Deskartes prodhoi një argument të kundërt.

Në vend që të analizonin shpirtërat e minjve, psikologët ua hoqën njerëzve shpirtërat. Në vitin 1949, psikologu D. O. Hebb pretendoi se mendja është e integruar në aktivitetin e trurit.

Shumë neurofilozofë kanë arritur në të njëjtin përfundim si psikologët, ku së fundi Patricia Churchalnd pretendon se nuk "ekziston fantazëm në mekanikë".

Truri i bën të gjitha
Nëse shpirti ndodhet aty ku qëndrojnë emocionet dhe motivimi, ku ndodh aktiviteti mendorë, ku ndjesitë perceptohen, ku kujtimet ruhen, ku arsyeja ndodh dhe vendimet merren, atëherë nuk ekziston nevoja që të vëmë në dyshim ekzistencën e tij. Ekziston një organ që i performon këto funksione, që është truri.

Kjo ide vjen nga shkencëtari i lashtë, Hipokrati (460-377, para Krishtit) i cili thotë:

Burrat duhet të dinë që nga asgjë tjetër veçse trurit vjen kënaqësia, adhurimi, qeshja dhe argëtimi, dhimbja, pikëllimi, dëshpërimi dhe vajtimi. Dhe me anë të trurit ne marrim mençuri dhe dije, shohim dhe dëgjojmë, dimë çfarë është false dhe çfarë është e drejtë, çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe, çfarë është e ëmbël dhe çfarë e neveritshme...

Truri është organi me një hartë të trurit tonë - bota e jashtme dhe përvoja jonë. Dëmtimet e trurit prodhojnë dhe degjenerojnë personalitetin.

Aktiviteti neuronal i trurit është përgjegjës për mosfunksionimin konjitiv dhe emocional tek njerëzit me autizëm; do të ishte sadiste dhe jo etike të fajësojmë shpirtërat e tyre hipotetik.

Manipulimet në tru janë të mjaftueshme për të ndryshuar emocionet dhe gjendjen shpirtërore. Shpirti është krejtësisht i tepërt në këtë proçes.

Aftësia e drogërave psikoteraupike prodhon një tjetër argument kundër prezencës së shpirtit. Nëse prodhojmë një çekujlibër kimik në tru, si për shembull duke reduktuar dopaminën, noradrenalinën dhe serotoninën me tetrabenazine, kjo do të shkaktonte depresion tek disa njerëz.

Nga ana tjetër, shumë njerëz nën depresion mund të ndihmohen me anë të këtyre kimikateve për të rritur funksionin e neurotransmetuesve në tru.

Truri është aty ku ekziston mendimi, ku qëndron dashuria dhe urrejtja, ku ndjenjat bëhen të perceptueshme dhe vendimet merren.
Previous Post Next Post