Unaza që mundëson të Ndjesh Rrahjet e Zemrës të njeriut të Dashur nga distanca të largëta

Unaza që mundëson të Ndjesh Rrahjet e Zemrës të njeriut të Dashur nga distanca të largëta

  Në botën e sotme kemi mundësinë që ti flasim të dashurve tonë me vetëm disa klikime, pavarësisht se ku ndodhemi. U flasim me Facebook, Viber, Skype, mesazhe dhe një sërë mënyrash komunikimi. 

Sidoqoftë, asnjë nga këto forma komunikimi nuk e zëvendëson qenien pranë të të dashurit apo të dashurës. Falë kësaj unaze inovative tani bëhet e mundur të ndjesh rrahjet e zemrës të njeriut të dashur, por sidoqoftë, dhimbja e të qenit larg mund të lehtësohet sado pak. Pavarësisht distancës, të paktën mund të ndjesh rrahjet e zemrës të njeriut të dashur në çdo kohë që dëshironi.

E krijuar nga TheTouch, kjo unazë quhet "HB Ring". Më së shumti kjo unazër përbëhet nga një lloj çeliku special, megjithëse mund të zgjidhni ngjyrën që dëshironi. Të gjitha unazat kanë një sipërfaqe safiri, kështu që nuk duhet të shqetësoheni nga gërvishtjet apo dëmtimet.

Si funksionon?
E gjitha çfarë duhet të bëni është të lidheni në një aplikacion përmes Bluetooth apo Wi-Fi, dhe më pas shtypni unazën. Më pas mund të ndjesh rrahjet e zemrës të njeriut tënd të zemrës në kohë reale. Kjo lloj unaze tregon më shumë se angazhim ndaj të dashurit apo të dashurës.; ju lidh përmes rrahjeve të zemrës duke ju dhuruar qetësi kur jeni larg njeri-tjetrit.
Unaza që mundëson të Ndjesh Rrahjet e Zemrës të njeriut të Dashur nga distanca të largëta

Distancat e mëdha e bëjnë lidhjen shumë të vështirë, por tani mund të ndjeni sikur i dashuri juaj është pikërisht pranë jush. Sigurisht që mesazhet apo Skype mund të funksionojnë gjithashtu, por asnjë nga këto opsione nuk ju mundëson të ndjeni prezencën e njeriut tuaj të zemrës në një mënyrë kaq të gjallë.
Previous Post Next Post