Luftërat e Tmerrshme që mund të ndodhin sa jemi Gjallë

 Lufta është një konstante e njeriut. Pavarësisht se sa të mençur bëhemi apo se sa shumë përmirësohet teknologjia, do vazhdojmë akoma të shpenzojmë kohë duke vrarë njëri-tjetrin. Kështu që është e pashmangshme që gjeneratat e sotme në mbarë botën të mos përjetojnë luftën. E vetmja pyetje është se kurë do zhvillohen këto luftëra.

Këto shembuj luftërash mund të shpërthejnë brenda disa viteve të ardhshme. Disa janë luftëra rajonale dhe disa globale. Disa të vogla dhe disa të mëdha. E vetmja gjë që mbetet interesante dhe e tmerrshme njëkohësisht është se sa brutale mund të jenë potencialisht këto konflikte.

 1. Lufta bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit


Luftëra të Tmerrshme që mund të ndodhin sa jemi Gjallë

Në dimrin e vitit 2008, bota për pak sa nuk u shua.
Atë vit, një garë mes Indisë dhe Pakistanit mbi financimet e terrorrizmit për pak sa nuk precipitoi në luftë bërthamore. Për në fund diplomacia botërore i ftohu menjëherë gjakërat. Nga ana tjetër këta dy vende janë sërish pranë njëri-tjetrit dhe kjo pikë prag-lufte bërthamore mund të arrihet sërish. Nëse herën tjetër gjërat shkojnë ndryshe, mund të shohim fundin e botës.

Një luftë e tillë mund të bëjë që Delhi, Mumbai, Karachi dhe Islamabadi të kumbojnë nga flakët. Dhjetëra milionë njerëz do të shkonin në ferr. Dimri bërthamorë do të shkatërronte tokat e të mbjellat në pjesën më të madhe të Azisë, duke çuar në zi urie masive. Do të vdisnin afërsisht 2 miliardë njerëz.

Ky konflikt mund të shkaktohet vetëm nga një rajon i diskutueshëm që është Kashmiri. Pakistani po bëhet gjithnjë e më shumë një shtet i dështuar dhe lidhet me sulmet terrorriste në Indi. Me fjalë të tjera, ekzistojnë shumë faktorë që mund të shkaktojnë fundin e botës në këtë mënyrë.

2. Lufta Ruso-Kineze për Siberinë


 Lufta Ruso-Kineze e Siberisë

Për momentin Kina dhe Rusia janë "arinjtë e mëdhenj" e maleve Urale. Të dyja fuqitë kanë armatime të shumta, kanë armë nukleare. Të dy superfuqitë janë ekspansioniste. Dhe të dyja fuqitë kanë një pretendim për Siberinë.

Një vend pak i populluar me një sipërfaqe më të madhe se Kanadaja, Siberia ka qenë prej kohësh në vëmendjen e Kinës. Së fundi Kina ka cënuar Rusinë duke u munduar të blejë trakte të tokave të Siberisë. Pekini pretendon se ka një lidhje historike me të paktën pjesën lindore të Siberisë, dhe gjithnjë e më shumë shumë kinezë etnik po popullojnë tokat mbi kufirin rus. Për Kremlinin ky është një problem serioz.

Një luftë Ruso-Kineze mbi Siberinë do të ishte shkatërrimtare dhe nga kjo do derivonin vetëm dy rezultate: Ose Kina do e dhjetëfishojë ushtrinë e saj në çdo situatë në krahasim me të Rusisë, ose Rusia do nisë të përdorë armët bërthamore. Sido që të ndodhë, mjetet e vdekjes do të ishin katastrofike.

3. Lufta për Balltikun


 Luftëra të Tmerrshme që mund të ndodhin sa jemi Gjallë

Pas aneksimit të Krimesë, Europa ka qenë vazhdimisht e shqetësuar në lidhje me mundësinë e luftës me Rusinë. Sipas ish-zëvendësit të NATO-s, Alexander Richard Shirreff, lufta mund të bëhet realitet.

Ai thekson se frika e Rusisë se do të rrethohet nga NATO nxit tencione rajonale. Ky gjeneral i dekoruar pret që Moska të hapë një korridor toke përmes Ukrainës që të lidhet me Krimenë, dhe më pas të pushtojë një apo më shumë shtete Balltike. Derisa Estonia, Lituania dhe Letonia janë anëtare të NATO-s, kjo do të precipitonte në një luftë të çmendur mes Perëndimit dhe Rusisë.

Vetëm lufta fillestare për Balltikun do të vriste dhjetëra mijëra njerëz. Gjenerali beson se nëse NATO do të ndërhynte, Rusia do ta kërcënonte atë me bombë bërthamore, duke rrezikuar kështu jetën e miliona njerëzve.

4. Pranvera e Koresë së Veriut


Luftëra të Tmerrshme që mund të ndodhin sa jemi Gjallë

Këtë verë një diplomat i lartë i Koresë së Veriut në Londër bëri tradhti në favor të Koresë së Jugut. Ishte një nga incidentet e fundit që shumë shpejt mund të çojnë në kolapsin e diktatorit Kim Jong Un.

Kim ka prishur marrëdhënjet me aleatë të fuqishëm si Kina. Nuk është më në gjendje të mbajë elitën e tij në luks. Teknologjia e smarfonëve të lirë u ka mundësuar këtyre njerëzve që ta shohin për herëm të parë jetën nga jashtë. Vendi po vuan nga ushqimi dhe pritet shumë shpejt që të shpërthejë një krizë buke më e rëndë se ajo e vitit 1994.

Kjo do të çonte në një revolucion të pashmangshëm. Njerëzit do dilnin në rrugë, ushtria do ndahej fraksione  ndërluftuese, dhe "djalli do dilte nga frerët". Hera e fundit kur një diktator komunist ushtrojë dhunë ishte në Rumani, ku një revoltë popullore vrau 1100 njerëz në më pak se dhjetë ditë. Por rrëzimi i Kimit do të jetë shumë herë më i përgjakshëm.

5. Revolucioni i dytë kulturorë kinez


Luftëra të Tmerrshme që mund të ndodhin sa jemi Gjallë

Revolucioni kulturorë nën Mao Ce Dunin ishte brutal, ku vdiqën afërsisht 1.5 milion njerëz. Miliona të tjerë u torturuan. Korrupsion masiv dhe pakënaqësia popullore ziente. Në vitin 2016, të gjithë këta elementë po vijnë sërish në skenë.

Kina ka një traditë të rebelimit të fshatarësisë. Për të marrë pushtetin Maos iu desh të vriste të paktën 8 milion fshatarë. Në Rebelimin e Taipingut u vranë rreth 30 milionë njerëz, burime të tjera thonë se u vranë 70 milion.

Në këtë kontekst historik, një tjetër Revolucion Kulturorë është tejet i mundshëm. Në Kinë ndodhin çdo ditë 500 protesta dhe gjatë një viti rreth 100,000 rebelime. Liderët janë të korruptuar. Nëse kriza financiare e rradhës mund të rrënojë standardet e jetesës së kinezëve, ka shumë të ngjarë të shohim një ndër gjakderdhjet më të mëdha të njerëzimit.

6. Bosnia II


 Luftëra të Tmerrshme që mund të ndodhin sa jemi Gjallë

Në vitet '90 bota pa horrorre të mëdha në Bosnje. Rreth 100,000 njerëz vdiqën ndërsa civilët u dëbuan nga tokat e tyre. Marrëveshja e Dejtonit e ndaloi gjakderdhjen duke krijuar dy shtete në një: Bosnjen dhe Herzegovinën për boshnjakët dhe Kroatët, dhe Repubublika Srpska për serbët.

Problemi është se ky shtet është i paqendrueshëm. I ndarë në vija etnike, krijon tencione të vazhdueshhe dhe dëshirë për hakmarrje. Sot gjithkush atje është i varfër. Serbët dhe kroatët duan të ndahen akoma. Boshnjakët duan akoma të mbajnë shtetin e tyre.

Serbët etnikë shumë shpejt do të mbajnë një referendum nëse duan të ndahen nga Bosnja. Nëse vota do të rezultonte pozitive, është e sigurtë shpërthimi i një lufte të përgjakshme civile në Bosnje.

7. Revolucioni i Arabisë Saudite



Arabia Saudite ia hodhi paqtë gjatë Pranverës Arabe. Ndërsa diktatorët e Tunizisë dhe Egjiptit ranë, ndërsa Siria u dogj dhe në Libi shpërtheu, liderët e Arabisë Saudite ia dolën të qëndrojnë në pushtet.

Ulja e çmimit të naftës po e çon Mbretërinë e Arabisë Saudite e cila është mësuar të shpenzojë shumë në prag të falimentimit. Papunësia e të rinjve është jashtë kontrollit. Mëria e të rinjve të shkolluar është në pikën kulmore. Sauditët po bëjnë privatizime të pazakonta, njëjtë si Mubaraku. Minoriteti shiit është i tërbuar. ISIS po sulmon. Lufta në Jemen po shkon keq.

Është shumë e lehtë të imagjinohet një revolucion pranverorë në këtë kontekst. Nëse do ndodhë, do jetë një Egjipt, Libi apo Siri. Vetëm koha mund ta na e thotë çfarë do ndodhë.
Previous Post Next Post