Ja, përse i mbyllim Sytë kur Puthemi

përse i mbyllim Sytë kur Puthemi

 Kur puthemi, ndoshta nuk mendojmë shumë rreth mbylljes së syve; thjeshtë ndodh, apo jo? Të dy ndjeni shkëndijat që fluturojnë. Kjo ndodh në mënyrë të pavullnetshme, pavarësisht dëse e dëshironi apo jo. Duket e çuditshme, por ekziston një shpegim perfekt për këtë.

Psikologët e kanë gjetur përfundimisht një përgjigje se përse ne mbyllim sytë ndërsa puthemi. Me pak fjalë, truri nuk mund të përballojë një sërë stimujsh njëherësh, kështu që të fokusohemi tek e puthura, ne thejshtë mbyllim sytë.

Universiteti i Londrës kreu një studim mbi sensorët e të parit dhe të prekurës dhe gjeti se truri orvatet të përpunojë gjithçka gjatë të puthurës, përtej stimujve vizual. Me fjalë të tjera, ne nuk mund të mbajmë sytë hapur gjatë aktit të puthjes sepse truri ynë nuk mund të përpunojë njëkohësisht stimujt vizual dhe pamorë.

Ky studim u publikua këtë muaj në Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance, dhe çuditërisht është për t'u theksuar fakti se autorët e studimit dolën në konkluzione pa analizuar asnjë çift  duke u puthur.
Previous Post Next Post