Loading...

9 Komplimentet më të këndshme që mund t'i dhurohen dikujt për më shumë Lumturi

Komplimentet më të këndshme që mund t'i dhurohen dikujt për më shumë Lumturi

 Mund të imagjinoni se si jeni ndjerë kur dikush ju ka bërë një kompliment? Nëse e mendojmë, marrja e një komplomenti është diçka e këndshme, si një dhuratë. Është një pako me energji pozitive që kalon mbi ju në formën e vlerësimit. Komplimenti i duhur mund t'ja bëjë ditën e bukur dikujt, ta mbushë me gaz e ta ndihmojë të ndihet i/e vlerësuar. Në këmbim, kjo bën që personi që dhuron komplimentin të ndihet mirë! Kjo është pjesa e bukurisë e kësaj dhurate. Dhënja dhe marrja është me përfitim për të dy palët.

Më poshtë po listojmë 9 nga komplimentet që konsiderohen më të këndshme të cilat mund t'i dhurohen dikujt. Nëse qëllon të dëgjoni një nga këto komplimente, e meritoni ta përkëdhelni paksa veten. Do të thotë që në njëfarë mënyra keni influencuar në një mënyrë tejet pozitive tek personi tjetër!

1. "Je gjithmonë i/e gatshëm për mua"
Gjithkush ka nevojë për një strehë ku mund të mbështetet hera herës. Të qenurit personi mbi të cilin të tjerët mund të mbështeten mund të ketë më shumë impakt seç mund të mendoni tek të ta.

2. "Gjithmonë më dhuron një buzëqeshje"
Në kohët e errëta, është e rëndësishme për të gjetur pak pozitivitet. Ndonjëherë, shkëndija e dritës vjen në formën e personit që është në gjëndje të të buzëqeshë. Kur një buzëqeshje krijohet, një portë drejtë lumturisë më të shumtë hapet.

3. "Gjithmonë e sheh gotën gjysmë plot"
Situata të ndryshme mund të shihen në mënyra të ndryshme. Kur e shikon një situatë nga një perspektivë negative, kjo i bën njerëzit të stresuar dhe të heqin dorë nga zgjidhja. Duke pasur një njeri që i sheh gjërat nga ana pozitive, kjo e bën më të lehtë zgjidhjen e situatave.

4. "Ti do të ishe një prind perfekt"
Të qenit prindër do të thotë të kesh influencë të madhe në jetën e fëmijës dhe të jesh faktor i rëndësishëm se si do të bëhet ky fëmijë në të ardhmen. Kur një person ju thotë se do të ishit një prind perfekt, do të thotë se i njeh vlerat tuaja në jetën e një fëmije. Është vërtetë një kompliment i fuqishëm.

5. "Je po kaq i/e bukur nga brenda, siç je edhe nga jashtë"
Të marrësh një kompliment për aparencën fizike është paksa një rritje e egos. Të marrësh një kompliment për brendësinë tënde është një kompliment me një kuptim më të thellë. Jeni vlerësuar për ADN-në e personalitetit tuaj. Një bonus i rëndësishëm!

6. "Je një shembull madhështorë për të tjerët"
Të jesh një shembull për të tjerët është si të jesh favoriti, dhe të qenit favorit nuk është e thjeshtë. Të qenit një shembull apo një model për të tjerët është një kompliment më vete. Por kur dikush ju nje si një shembull të mirë, e meritoni me të vërtetë një sens krenarie.

7. "Jeni një fllad i ajrit të pastër"
Imagjinoni kur ju shërbejnë një limonatë të ftohtë në këtë verë të nxehtë. Ndonjëherë as që nuk e mendoni se sa shumë ju ka munguar. Vetëm kur kjo gotë qëndron përpara jush, atëherë ia shihni me të vërtetë vlerën.

8. "Jeni një person që meriton besim"
Njerëzit të cilëve mund t'i besoni janë shumë të rrallë. Kur ju etiketojnë si një person të besuar, shijojeni dhe merreni si një dhuratë zemre. Nevojitet vërtetë përpjekje për dikë që të ketë besim tek të tjerët. Të jesh ky person special ku të tjerët mund të kenë besim, në shumë mënyra kjo është një dhuratë për ta.

9. "Faleminderit që je vetvetja"
Ky kompliment duket i thjeshtë por ka një kuptim aq të thellë; është një nga togfjalëshat më të bukura që dikush mund të marrë. Kur dikush jua kushton këtë kompliment, ky person jo vetëm që ju pranon për personin që jeni por gjithashtu ju vlerëson. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Është një njohje dhe vlerësim për ju që jeni në jetën e këtij personi.
9 Komplimentet më të këndshme që mund t'i dhurohen dikujt për më shumë Lumturi 9 Komplimentet më të këndshme që mund t'i dhurohen dikujt për më shumë Lumturi Reviewed by Marion Mardodaj on 8/16/2016 07:02:00 PM Rating: 5
loading...
Loading...
Powered by Blogger.