Sjelljet e njerëzve Mosmirënjohës

Sjelljet e njerëzve Mosmirënjohës

Të gjithë kemi hasur në njerëz mosmirënjoës gjatë jetës. Këta tipa njerëzish mendojnë se ne kemi ardhur në këtë botë për t'i shërbyer atyre dhe mesazheve të tyre.

Ata presin që njerëzit të shkojnë mbrapa tyre apo t'i ndihmojnë për gjëra të ndryshme dhe thuajse asnjëherë nuk thonë "faleminderit shumë për ndihmën." Ata gjthashtu duket sikur nuk janë kurrë të kënaqur me jetën e tyre dhe njerëzit përreth.

1. Njerëzit mosmirënjohës janë gjithmonë në nevojë
Këta njerëz kanë gjithmonë nevojë për njëfarë ndihme. Qoftë në para apo edhe një shëtitje me makinë. Janë vazhdimisht në një gjendje emergjence, dhe zakonisht këtë gjendje e gjenerojnë vetë për të shkaktuar dramën me të cilën ushqehen.

2. Njerëzit mosmirënjohës nuk kanë kohë për ty derisa nuk u nevojitet gjë
Problemi është se derisa ata nuk kanë nevojë për ju, atëherë nuk do të dëgjoni kurrë për ta. Ata vijnë tek ju për shoqëri vetëm kur janë në gjendje të rëndë. Asnjëherë nuk do të dëgjoni nga ta "hej, më lër të të ndihmoj." Nëse për ta gjithçka shkon mirë, atëherë ju nuk ekzistoni më në botën e tyre.

3. Njerëzit mosmirënjohës presin vazhdimisht t'i ndihmoni
Mund të presin që t'i ndihmoni ose për shkak se jeni të familjes, ose sepse ndjejnë se i keni një borxh. Nuk janë mirënjohës sepse ndejnë se e kanë fituar ndihmën tuaj ose po shlyeni diçka. Mund të kenë bërë një gjë të vogël për ju, të cilën jua përmendin për të përftuar gjithka të mundshme nga ju. Zakonisht këta njerëz presin më shumë nga familja se sa nga njerëzit.

4. Bota vërtitet rreth tyre dhe programit të tyre
Duan që të lini mënjanë gjithçka po bëni tani për t'i ndihmuar ata. Presin me padurim që të vraponi për t'i ndihmuar në sekond.

5. Njerëzit mosmirënjohës zakonisht e kafshojnë dorën që i ushqen
Pavarësisht ndihmës së madhe që mund t'ju keni dhënë, këta njerëz do t'ju kundërvihen. Do flasin prapa shpinës suaj. Do thonë që nuk i keni ndihmuar kurrë. Do thonë që të tërë punën e kanë bërë ata dhe ju nuk keni asnjë kontribut.

6. Njerëzit mosmirënjohës do ta mbajmë mend gjithmonë një herë që nuk i keni ndihmuar
Këta njerëz do t'ua përmendin gjithmonjë një herë që nuk i keni ndihmuar, pavarësisht se mund të keni bërë 1000 gjëra për ta. Nuk ka rëndësi arsyeja se përse nuk i keni ndihmuar, qoftë për mungesë fondesh apo për çështje kohe. Ata do ta mbajnë mend gjithmonë këtë dhe do t'ua atribuojnë si një faj të rëndë.
Previous Post Next Post