Oguret dhe Shenjat nuk janë njësoj: si të dëgjojmë mesazhet e Shpirtit

Oguret dhe Shenjat nuk janë njësoj: si të dëgjojmë mesazhet e Shpirtit

 Me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj lajmeve dixhitale, reklamave dhe ndërveprimeve në mediat sociale, kemi humbur aftësinë e çmueshme për të mbledhur informacionin e dorës së parë, siç bënin të parët tanë.

Në botën e shpejtë e të ngutshme moderne, shenjat janë "divorcuar" nga domethënja

Kemi humbur aftësinë për të perceptuar lidhjen e thellë mes nesh dhe natyrës, dhe mënyrat e ndryshme se si natyra është e gjallë dhe komunikon me ne:

Zogjtë dhe fluturimin, lulëzimin e pemëve jo në sezonin e duhur, temperaturën e detit, pushtimin e milingonave dhe të karkalecave...ekzistojnë aq shumë ndodhi në natyrë që bartin me vete informacione të rëndësishme, dhe ne nuk i kushtojmë rëndësi.

Natyra komunikon vazhdimisht me ne dhe shpesh kjo ndodh kur shfaqen para syve tanë shenja dhe ogure. Njerëzit e lashtë e kishin kuptuar këtë si të punuarit dhe të qenit në harmoni me rrjetin e jetës. Sot ne këtë e dimë përmes fizikës q; p;rmbidhet si një "fushë e unifikuar".

Këto shenja dhe ogure e prezantojnë veten e tyre në përditshmëri gjatë udhëtimit tonë shpirtërorë. Ashtu si rendja pas grimcave të thërrmijave të bukës, ne mund të mësojmë sërish të gjurmojmë mençurinë e kësaj udhëheqje të mprehtë të natyrës.

Ndryshimi mes shenjës dhe ogurit

Shpirti komunikon me ne në mënyra të ndryshme përmes jetëve tona, por mënyra më e zakontë për ne që të kuptojmë është përmes metaforës dhe simboleve. Që nga ogurët në ëndërrat tona e deri tek shenjat më të papritura, metaforat dhe simbolet, të gjitha e kanë origjinën nga imagjinata jonë e pasur, e cila është një dritare direkte në shpirtin tonë.


Shenjat shfaqen në mënyra kur po përballemi me një vendim të vështirë apo kemi nevojë për ndihmë që të integrojmë një realizim për veten tonë, të cilin e kemi pasur së fundi. Është sikur të konsultosh një orakull; je i vetëdijshëm që ke nevojë për udhëheqje dhe ke një pyetje, ndërsa përgjigjja do të shpaloset kur të jesh i hapur dhe receptiv (perceptues) ndaj saj.

Oguri, vjen pa ndonjë llojë kërkese apo dëshire nga ana jonë dhe na gjen në befasi. Ogurët janë me rëndësi madhore dhe shumë të rrallë, dhe janë të ndryshëm nga shenjat për shkak të natyrës së çuditshme, profetike dhe fantastike të tyre. Ogurët mund të jenë gjithashtu të mahnitshëm, të spikatur dhe befasues. Por mbeten gjithmonë misteriozë.

Një ogur tregon që një ngjarje ogurzezë, fantastike, apo e rëndësishme do të ndodhë apo është duke ndodhur.

Mënyra se si mund të hasim shenjat dhe ogurët

Jemi të lidhur në një forcë universale, por kjo nuk do të thotë se të gjithë ne rrekemi drejt lumit të jetës. Nëse nuk jemi në dijeni dhe nëse nuk i kushtojmë rëndësi shenjave që na udhëheqin drejt vendimeve të mençura dhe të rëndësishme, do të humbasim mundësitë e bukura që jeta na ofron.

Ekzistojnë disa mënyra se si shenjat dhe oguret mund ta shfaqin veten karshi jush. Më të zakonshmet do t'i gjeni në natyrë përmes kafshëve, pasi këto janë të gjalla dhe të udhëhequra direkt nga shpirti. Por shenjat dhe oguret shfaqen edhe në mënyra të ndryshme përmes formave dhe trajtave.

Shenjat dhe oguret zakonisht ndodhin në këto mënyra:

Shenjat dhe oguret në ëndërra

Këto përfshijnë ëndërra të pazakonshme, diçka kaq "të vërtetë" saqë nuk mund të dallohen nga jeta reale. Ëndërra me shtangje, vizita nga të vdekurit në ëndërra, shtrigat, dhe ëndërrat profetike. Këto janë shpesh lajmëtarët e gjërave që do ndodhin pagëzuesit që shumë shpejt do kuptohen plotësisht.

Kur të interpretoni ëndërrat tuaja, mos u mbështesni në librat e ëndërrave pasi janë ide të parakonceptuara  të imagjinatës së të tjerëve. Simbologjia e ëndërrave është një gjë shumë personale. Disa njerëz mund të pëlqejnë kuaj, dhe kuajt në ëndërrat e tyre mund të jenë diçka pozitive, ndërsa për të tjerë kuajt mund të jenë negativ. Ekzistojnë rrëfyes që mund të ndihmojnë të kuptojmë kuptimin pas ëndërrave, dhe ashtu si edhe gjërat e shenjta, ëndërrat mund të kenë shumë kuptime shpirtërore.

Shenjat dhe oguret në përditshmëri

Përmes jetës sonë ne padyshim që jemi udhëhequr nga diçka apo dikush. Por shpesh për shkak të sjelljeve tona të stimuluara nga jashtë, kemi dalë nga kjo zonë sikur të ishim në një gjendje ekstaze. Shembujt përfshijnë kumbimin e veshit të majtë apo të djathtë, ngecja në të njëjtin libër për shumë herë vazhdimisht, të parit vazhdimisht të njëjtat numra dhe simbole dhe madje situata tejet të pazakonshme që janë tej imagjinatës apo fatit. Për shembull, kur dëshiron të blesh një shtëpi të re, dhe ju ofrojnë një shtëpi për të jetuar në të njëjtën zonë që dëshiruat.

Ekzistojnë një sërë mënyrash pozitive që shpirti po mundohet të komunikojë me ne në përditshëri.

Shenjat dhe oguret në natyrë

Natyra është vendi ideal për të hasur në shenja dhe ogur. Për shkak se është përplot me jetë, në ndryshim të vazhdueshëm dhe përherë nën vibrimin e mesazheve të ndryshme.

Këto mesazhe mund të reflektohen në një pellg, përmes një insekti si udhëheqës shpirtërore, mënyrës se si një pemë lëkundet nga era etj. Këto mesazhe mundet gjithashtu të shprehen përmes vdekjes apo kalbjes, si një pemë e rënë apo një skelet, i cili na kujton vdekshmërinë tonë.

Si të dimë se po marrim një shenjë?

Kur është një shenjë e vlertë që vjen vetëm pas pak, pasi kemi menduar rreth diçkaje në jetën tonë, ose pasi i jeni përjgigjur një pyetjeje të kuptimtë dhe të vështirë.

Kur shenja vjen, do vijë si një ngjarje që ju e ndjeni të fuqishme, e cila tërhoqi vëmendjen tuaj, gjallërojë imagjinatën tuaj dhe krijojë një reagim të rëndësishëm emocional brenda teje.

Çfarë të bëjmë kur kemi marrë shenjën?

Gjëra e rëndësishme këtu është ta bësh shenjën kuptimplotë për veten në mënyrë që ta absorbosh tërësisht. Mund të doni të uleni tek vendi ku morët shenjën, të kujtoni se çfarë ju shtyu të kërkoni udhëheqje, dhe të mendoni rreth pyetjes.

Shpirti i dashuron simbolet dhe imazhet, kështu që duhet të pyesni veten se çfarë do të thotë për ty kjo shenjë. Cili ishte mendimi i parë që erdhi në mendjen tuaj? Si ishin reagimet tuaja emocionale? Ju solli kujtime nga e shkuara? Mundohuni të mos jepni një përgjigje logjike mendore mbi shenjën, por lëreni intuitën dhe ndjenjën tuaj të brendshme të jenë përkthyesit e shenjës.

Kuptimi mund të mos jetë i kuptueshëm menjëherë, në këto rrethana lërjani kohës ta zbulojë kur të vijë momenti i duhur.

Kur ne hapim ndërgjegjen tonë ndaj mënyrës se si universi përfshihet në shërimin, rritjen dhe evolucionin e ndërgjegjes sonë, jeta merr një kuptim të thellë. Shenjat mund të merren vetëm nga jashtë, por kuptimi mund të lulëzojë vetëm nga brenda.
Previous Post Next Post