Mënyra për të mos Marrë Energjitë Negative të njerëzve

Mënyra për të mos Marrë Energjitë Negative të njerëzve

 Të absorbosh energjitë negative të njerëzve mund të jetë po aq helmuese për shëndetin, sa konsumimi i një ushqimi helmues. Kështu që duke mësuar se çfarë ndodh kur jeni duke marrë energji negative, kjo është një aftësi e vlefshme për ta bërë jetën më të bukur. 

Ja 5 metoda që mund të përdorni për të absorbuar sa më pak energji negative dhe sa më shumë energji pozitive.

 1. Bëhuni përzgjedhës me njerëziz që lejoni në jetën tuaj
Nuk është e thënë që të shoqëroheni me gjithë ata që ju kanë qejf. Është e rëndësishme t'i besoni intuitës suaj duke mos e ndjerë presionin për tu bërë mik me cilindo që takoni. Sigurisht që duhet të jeni të kulturuar dhe të edukuar në mënyrën e shmangjes së tyre.

Nëse keni një mik që është vazhdimisht negativ për jetën apo mënyrën se si i sheh gjërat, atëherë është koha që të distancoheni. Duhet të jeni në dijeni të faktit se disa miqësi nuk janë të mira për ju dhe shëndetin tuaj.

Duke mësuar se si ti thoni "jo" njerëzve që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj, do keni më shumë mundësi t'i kushtoni vëmendje atyre njerëzve që e meritojnë vërtetë vëmendjen, përfshirë familjen dhe veten tuaj.

2. Mos u përpiqni ti kënaqni të gjithë
Kemi shumë pak orë në dispozicion gjatë ditës, kështu që duhet të jeni selektiv me njerëzit që marrin kohën tuaj. Mos shpenzoni kohë me njerëzit që nuk kanë përkujdesjen më të vogël për ju. Po ashtu si edhe ju, do ketë njerëz që nuk do ju pëlqejnë apo nuk do ju trajtojnë me mirëdashësi.

Fokusohuni në zhvillimin e atyre merrëdhënjeve që duket se lulëzojnë në mënyrë natyrale, në vend që të shpenzoni kohë me njerëzit të cilëve ju nuk i pëlqeni.

3. Bëni kujdes nga vampirët e energjisë
Siç e përmendëmë më lart, mund të keni miq që kanë gjithmonë qasje negative për jetën, mos mos harroni se disa njerëz mund të jenë edhe më shumë helmues. Këta janë vampirë të energjisë pasi do ju thithin të gjithë energjinë pozitive dhe do t'ju lënë energjitë negative. Kjo i mban të gjallë këta tipa.

Bëni kujdes nga këta njerëz, të cilët përdorin gjithmonë flajë negative që nxisin emocione negative tek ju. Vini re se cilët miq përdorin gjuhë pesimiste ose ju trajtojnë si një shënjestër për të zbrazur energjitë negative të tyre, pasi ka të ngjarë të absorboni gjithmonë energjitë negative të tyre.

Kjo nuk do të thotë që t'i shmangeni totalisht këtyre miqve, por është mirë që ti bëni me dije se si ndiheni kur ata përdorin arsenalin e tyre pesimist. Dhe nëse nuk e kuptojnë se përse po jua përthajnë energjitë, atëherë këta nuk janë vërtetë miqtë tuaj.

4. Jini përgjegjës për veten tuaj
Jeni i vetmi person që mund të kontrolloni mënyrën se si ndiheni. Në çdo situatë, keni zgjidhjen se si mund të reagoni dhe çfarë të bëni. Disa thonë se nevojiten vite përvojë për të kontrolluar ndjenjat, por gjithçka fillon nga ndërgjegjja, e cila mund të praktikohet menjëverë.

Të kesh përgjegjësi për veten tënde do të thotë të jeni të përgjegjshëm për mënyrën se si ndiheni kur jeni pranë disa njerëzve të caktuar. Dhe në këto rrethana mos kini frikë të veproni. Nëse jeni duke shpenzuar kohë me dikë që po ju thith energjitë, ka ardhur momenti që të distancoheni.

Mos bini viktimë, sepse keni fuqinë e përvojës së jetës suaj. Do të absorboni më shumë mirësi dhe më pak negativitet nëse reflektoni vërtetë mbi njerëzit dhe situatat që keni përballë.

5. Shpenzoni kohë në vetmi
Për arsye të ndryshme, shoqëritë perëndimore kanë nisur t'i denigrojnë disa karakteristika të personalitetit si introversioni, turpi, intimidimi etj. Siqodoftë, koha në vetmi dhe zbulimi i vetes që ndodh gjatë vetmisë, është shumë i dobishëm dhe rigjenerues.

Për disa njerëz vetmia është e vështirë, pasi është momenti kur personi nis të shohë vërtetë se çfarë po ndodh me të dhe veten e tij. Por është shumë kohë e domozdoshme nëse dëshironi të kultivoni ndërgjegjen e nevojshme për të identifikuar çastet kur jeni duke absorbuar energjitë negative dhe identifikuar njerëzit që njihen si vampirë të energjisë.
Previous Post Next Post