Horoskopi i Konsumit të Alkoolit

 Horoskopi i Konsumit të Alkoolit

 Të gjithë e dimë që horoskopët janë profeci vetë-përmbushëse, shpesh gjepura. Sidoqoftë, pavarësisht këtij nonsensi, mbetet gjithmonë për t'u parë nëse gëzojnë ndonjë meritë.

Cilat sjellje shfaqni që i përshtaten shenjës suaj të horoskopit? Mendoni se ky është një indikator i së vërtetës apo mund të jetë thjeshtë rastësi? Mendoni çfarë dëshironi dhe çfarë mundeni.

Megjithëse shumë njerëz mendojnë se këto janë një sërë broçkullash, mbetet gjithmonë argëtuese eksplorimi i shenjave të ndryshme në atë se çfarë thonë për një individ të caktuar. Interesant për t'u parë këtu është se si reagojnë persona të shenjave të ndryshme me njëri-tjetrin. Cila shenjë shkon me kë dhe cila jo?

Në vinim po paraqesim një analizë të shenjave të horoskopit të bërë nga Elite Daily në kontekstin e të pirit alkool.

Dashi
I njohur për një natyrë miqësore, një dash i dehur do kërcejë sa tek një e tek tjetri person, për t'u siguruar që të gjithë po kënaqen në të njëjtin nivel me të.

Nëse jo, mund të mbështeteni tek ky person për të blerë po aq pije sa ai derisa të jeni në të njëjtin nivel. Nëse jeni me gjendje të rënduar shpirtërore, ky është përfundimisht personi me të cilin duhet të kalini ditën.

Demi
Thuhet se është një nga shenjat më të ndershme të horoskopit, ky person do jetë në anën tuaj, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë. Nëse ju nevojitet një person me krahë për natën, ky është personi të cilin duhet të telefononi.

Por bëni kujdes, pasi nëse kur dashi humbet toruan, kokëfortësia e tij do dalë shumë shpejt në pah. Nëse nuk i pëlqen loja juaj për natën, sigurohuni që të mos insistoni, kryesisht kur është i përfshirë alkooli në mes.

Ky është pesoni më i keq për t'u grindur kur është i dehur, pasi është shumë tekanjos.

Binjakët
Ky simbol përfaqëson binjakët dhe njihet për personalitetin e shumëfishtë. Është e vështirë të pish me dikë që mund të ndryshojë në çast.

Binjakët nuk mund t'i tolerojnë njerëzit e pavendosur, kështu që duhet të jini plotësisht në dijeni të faktit se çfarë po bëni dhe çfarë po shihni atë natë. Bëni kujdes kur dilni me binjakët pasi nuk pëlqejnë të qëndrojnë për shumë kohë në një vend.

Gaforrja
Këtu kemi të bëjmë me emocionet, ky është personi që qan me dënesë nëse gjërat nuk shkojnë sipas atij.

Gaforrja nxjerr në pah një sërë emocionesh në çdo situatë, prandaj të pirit me ta është diçka ideale. Një ditë me ta mund të jetë dita më e mirë e jetës së tyre, ndërsa një tjetër herë mund t'i ulërasë me të madhe baristit apo kamerierit.

Luani
Jepi alkool të pijë dhe luani nuk do pushojë. Luani nuk e kthen mbrapsht opinionin e tij, pavarësisht nëse është fyes.

Të gjithë e dimë se sa llafazanë bëhen njerëzit kur pijnë disa gota. Bëni kujdes kur doni të mposhtni luanin me fjalë, pasi natyra e tij është e ngjashme me atë të një lideri.

Virgjëresha
Mund t'i shihni këta njerëz perfeksionistë duke pirë verë në një cep të barit, të vetëm, pas një dite të lodhshme zyre. Këta nuk janë partnerët ideal në të pirë, pasi janë të prirur të mbajnë gjithçka më shumë për veten e tyre.

Ky person është kapriçoz dhe e urren të ketë më pak pritshmëri nga sa kishte menduar. Nëse po kërkoni për një natë klasike, atëherë mos iu ndani kësaj shenje.

Peshorja
Peshorja është ndoshta një nga shenjat më të mira për të dalë me ta. Janë njerëz thuajse gjithmonë të lumtur që adhurojnë gjithkënd që dëshiron të kënaqet me te.

Janë gjithmonë në anën e mbajtjes së ekujlibrave, një cilësi e mirë kjo kryesisht kur nata përfundon me shumë gota. Kur dy miq janë duke u grindur, këta do jenë gjithmonë ata që do ndërmjetësojnë.

Akrepi
Jepini një akrepi një gotë me alkool dhe shihni se si do i shpalosë të gjitha. Akrepi nuk mban gjë brenda, cilësi kjo që mund të jetë si negative po ashtu edhe pozitive.

Sidoqoftë, këta janë njerëz që mund të pinin me ju në çdolloj situate. Pjesa më e mirë është se këta përpiqen të fshehin emocionet, kështu që nuk duhet të shqetësoheni kur një akrep i dehur do përfundojë duke qarë në mes të barit.

Shigjetari
Bëni kujdes kur dilni me një shigjetarë, pasi janë gjuhë-brisk për nga natyra. Alkooli dhe zemërimi nuk shkojnë mirë me ta, prandaj duhet të bëni kujdes se çfarë thoni në prani të tyre.

Ndërsa pijnë gjatë natës, do shihni se sa shpjet do shpaloset personaliteti flirtues i tyre.

Bricjapi
Bricjapët janë personat perfekt për të pirë, pasi mund të përshtaten ndaj çdolloj situate. Ky është personi i shkujdesur që thjeshtë dëshiron të kënaqet. Nuk u intereson se kush, kur dhe ku, u intereson vetëm e tashmja.

Ujori
Bëni kujdes kur pini me një ujor pasi një çast mund të shkojë gjithçka mirë duke pirë, dhe në momentin që diçka do ketë shkarje apo do çalojë, gjithçka do kthehet në të kundërt.

Njerëzit e kësaj shenje mund të ndryshojnë shumë shpejt personalitetin, cilësi kjo që shpesh të bën të dehesh edhe pa pirë.

Peshqit
Peshqit nxjerrin në pah emocionet më ekstreme, prandaj të pirit me ta është diçka interesante. Bëni kujdes nga luhatjet shpirtërore të peshqve, pasi vetëm një gotë më tepër alkool mund të bëjë që kjo shenjë ta humbë toruan e të hutohet.

Nëse po përpiqeni të dilni për të pirë një gotë, një peshk duhet të jetë në krye të listës, pasi këta janë tipa që shkojnë sipas rrjedhës dhe jo kundër rrymës.
Previous Post Next Post