Çfarë thotë forma e Syve për Personalitetin

 Kultura tradicionale mjekësore kineze përdorte teknikat e lashta për të mbledhur informacion rreth personalitetit, të shëndetit dhe madje edhe të marrëdhënjeve të njerëzve përmes formës së syve. Forma e syve mund të nxjerrë në pah më shumë nga çfarë mund të mendoni rreth personalitetit, dhe shumë kultura në mbarë botën duket se i besojnë kësaj lloj shkence.

Për disa njerëz, sytë nuk janë gjë tjetër veçse dy gogla me ngjyra që shohin botën, ndërsa të tjerë mendojnë se sytë reflektojnë shpirtin e vërtetë të njeriut. Më poshtë do analizojmë përmasat, formën, ngjyrën, pjerrësinë dhe distancën mes syve për të përcaktuar personalitetin e njerëzve.

Përmasat
Nëse keni relativisht sy të mëdha, kjo do të thotë se keni pasion, perceptueshmëri, kreativitet dhe personaliteti juaj është i hapur. I ndjeni emocionet shumë thellë, dhe veproni në jetë më shumë duke lexuar valët e pasionit se sa duke i parë gjërat nga një mënyrë logjike. Ndonjëherë mund t'i besoni njerëzve shumë lehtë, kështu që sigurohuni që t'i kuptoni mirë ata përpara se ta dhuroni tërësisht zemrën tuaj.

Nëse keni sy të vegjël, e shihni botën nga një optikë më logjike dhe analitike. Besoni tek përqendrimi, preçizioni, përpikmëria dhe logjika. Keni inteligjencë të lartë dhe njerëzit vijnë tek ju për të marrë përgjigje për gjërat e komplikuara. I kushtoni më tepër rëndësi detajeve se sa panoramës së madhe. Mjjgithëse njerëzit mund t'ju etiketojnë si të ftohtë, ata nuk e kuptojnë se ju keni emocione; thjeshtë nuk e lejoni veten të pushtoheni nga emocionet.

Forma
Nëse keni sy në formën e bajameve, atëherë keni një lloj aftësie mistike dhe ekzotike. Keni dhembshuri të madhe për të tjerët, dhe keni aftësinë të qëndroni të ftohtë në thuajse çdo situatë. Shpesh nuk e lejoni veten të bëjë gjëra argëtuese në jetë, kështu që harroni ndonjëherë të shfrytëzoni mundësitë e të mos mendoni shumë për detajet. Gjithashtu jeni shumë vëzhgues, dhe keni një perspektivë ekujliburese në jetë. Keni një ngrohtësi brenda jush që i bën njerëzit të dëshirojnë të njihen me ju.

Sytë e rrumbullakët lidhen me kreativitetin e madh dhe imagjinatën, dhe shpesh i largoheni realitetit duke u futur në brendësi të mendjes suaj. Jeni të prirur t'i lejoni emocionet të rrjedhin e të ndërmerrni vendime bazuar mbi to. Shpesh jeni idealistë, dhe kjo i bën të tjerët t'ju shikojnë si jo praktik dhe me humor të rëndë. Keni gjithashtu një sharm që josh të tjerët, megjithëse mund të dukeni paksa të vonuar dhe pa takt ndonjëherë.

Distanca
Njerëzit me sy të afruar ose më pranë shpesh ndjekin traditat dhe kanë një interes të veçantë për traditat dhe kulturat. Vlerat dhe edukimi do të thotë shumë për ta, dhe e kanë të vështirë të jetojnë në një botë që e harron kulturën. Nuk janë të zotë me ndryshimet, dhe kjo i çon ata në sters dhe mërzi kronike. U pëlqen struktura, disiplina, detajet dhe kanë një fokus të pabesueshëm. Kanë një natyrë të fortë, gjë që e bën të vështirë për ta që të shkojnë prapa turmës.

Sytë e larguar tregojnë thuajse të kundërtën - ju pëlqen të eksploroni gjithçka që jeta ka për të orfuar, dhe nuk lejoni t'ju pengojë asgjë. E njihni të shkuarën tuaj, por nuk lejoni që ajo t'ju përcaktojë. Keni sy që shohin pak si shumë largë, që ju çon në një territor të paeksploruar dhe ju mundëson që të shihni më shumë se shumica e njerëzve. I urreni rutinat dhe jofleksibilitetin, dhe shpesh bridhni pa qëllim thjeshtë për të pasur një aventurë. Jeni spontan, inovativ dhe nuk keni frikë.

Nëse sytë tuaj bëjnë pjesë diku nga mesi i këtyre kategorive, atëherë keni një qasje balancuese për jetën.

Sytë e dalë the sytë e futur
Njerëzit me sy të dalë janë shumë të ndjeshëm dhe kanë një natyrë miqësore, por janë të prirur që të shqetësohen shumë. Ju pëlqen të qëndrojnë me një grup të ngushtë miqsh dhe familjen, pasi ngrohtësia e tyre e bën më të lehtë për ta që të mbajnë marrëdhënje të ngushta. Janë të prirur të anojnë drejt pesimizmit, megjithëse shumë njerëz i konsiderojnë shumë të afrueshëm dhe shoqërore.

Njerëzit me sy të futur janë të prirur të fshehin shumë gjëra për veten e tyre poshtë sipërfaqes. Kanë një natyrë misterioze, inkubatore, dhe mund të duken intensiv dhe shumë privat. Ju pëlqen të vëzhgojnë ambjentin rreth tyre dhe shpesh jetojnë brenda kokës së tyre. Kanë një damar romantik, por që mund të zbulohet pasi t'i njihni në një nivel shumë të thellë.

Pjerrësia
Sot me pjerrësi për lart, ose "sytë e maces", thonë që keni ambicie dhe nxitje të madhe. Nuk lejoni njeri që t'ju ndalojë për të arritur qëllimet tuaja, dhe jeni shumë mendjehapur. U dukeni interesant njerëzve, argëtues dhe mendjemprehtë. Shihni për mundësi të reja kudo që shkoni, dhe ju pëlqen të ecni vazhdimisht në jetë. Të tjerë mund të mendojnë se jeni egoistë dhe që mendoni vetëm për vete, por ju këtë e shihni si të bërit më të mirën për veten tuaj. Keni optimizëm të madh, diçka që mundëson t'i arrini qëllimet lehtësisht dhe pa frikë. Nuk dorëzoheni pa bërë luftë.

Sytë me pjerrësi për poshtë tregojnë thuajse të kundërtën. Këto lloj syshë tregojnë që keni një tatyrë vartëse, dhe ju pëlqen të qëndroni pranë njerëzve që doni, pasi bazoheni tek ta për shumë gjëra. Keni natyrë të turpshme, dhe njerëzit nga kjo përpiqen të përfitojnë. Jeni gjithashtu pesimist, kjo e bën të vështirë për njerëzit që të argëtohen kur janë me ju. Sidoqoftë thellë brenda jush jeni përkujdesës ndaj njerëzve, dhe i mbani miqtë për kohë shumë të gjatë.
Çfarë thotë forma e Syve për Personalitetin Çfarë thotë forma e Syve për Personalitetin Reviewed by Marion Mardodaj on 7/24/2016 01:20:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.