25-vjeçarja arrestohet pasi ulërinte gjatë aktit seksual duke detyruar fqinjët të vendosin kufje

25-vjeçarja arrestohet pasi ulërinte gjatë aktit seksual duke detyruar fqinjët të vendosin kufje
Amanda Warfel në burgun e Pensilvanisë

  Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në Pensilvani të SHBA-ve, ku një grua është arrestuar pasi shqetësojë fqinjët duke ulëritur me të madhe ndërsa ishte duke kryer marrëdhënje seksuale. 

Ajo u dënua me motivin e sjelljes së pahishme dhe shqetësim të fqinjëve.

Fqinja e saj, Tanya Saylor, e martuar edhe me pesë fëmijë thotë se fqinja e saj Amanda Warfel, 25 vjeçare, të cilën e ndan një mur nga dhoma e dy vajzave të Tanias, ua ka bërë natën të padurueshme gjatë dy viteve të fundit.

Vajza e Tanias duhej të vendoste kufjet në vesh që të mos dëgjonte të ulëriturat e Amandës ndërsa kryente marrëdhënje, e cila ndodhej përtej murit.

Familja e shqetësuar njoftoi policinë pasi Amanda u bëri komente me ngjyra raciale fëmijëve të Tanias, kur këto të fundit i kërkuan asaj që të mos ulërinte më.

Autoritetet policore thonë se Amanda u arrestua për shakk të "veprimeve të saj të vazhdueshme dhe këmbëngulëse".

Ajo u dënua me 90 ditë burg dhe u urdhërua të mos ketë kontakt me familjen e saj ndërsa qëndron në burg.

Gjithsesi Amanda i tha gjykatës se do të donte t'i kërkonte të falur familjes Saylor, por gjykata vendosi sipas të gjitha ligjeve në fuqi.
25-vjeçarja arrestohet pasi ulërinte gjatë aktit seksual duke detyruar fqinjët të vendosin kufje 25-vjeçarja arrestohet pasi ulërinte gjatë aktit seksual duke detyruar fqinjët të vendosin kufje Reviewed by Marion Mardodaj on 7/09/2016 06:51:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.