Shikim i ngulët në Sy mes dy të huajve - eksperiment social për të parë përtej kufijve


 Kjo video - Shih përtej kufijve - bazohet në teorinë ku vetëm 4 minuta shkimi të pandërprerë mes të huajve rrisin nivelin e intimitetin. Amnesty International Poland dhe agjencia polake të reklamave DDB&Tribal  e vunë në praktikë këtë teori të nxjerrë në vitin 1997 nga psikologu Arthur Aron.

Kjo teori u aplikua në krizën e rrefugjatëve në prill të vitit 2016 në Berlin, ku rrefugjatë nga Siria dhe Somalia u ulnin përballë qytetarëve gjerman, belg, italian, polak dhe anglez dhe e shihnin njëri-tjetrin në sy. Eksperimenti gjenerojë rezultate pabesueshmërisht pozitive.

"Vendosëm të bëjmë një eksperiment të thjeshtë ku refugjatët dhe europjanët të ulen përpara njëri-tjetrit duke e parë njëri-tjetrin në sy. Ne i rregjistruam këto takime shumë të shkurtëra mes njerëzve dhe rezultatet flasin vetë. Njerëz nga kontinente të ndryshme që nuk e kanë parë kurrë njëri-tjetrin në sy, befasisht ndjenjën një lidhje të çuditshme mes tyre," thotë Draginja Nadażdin, drejtoreshë e Amnesty International Poland.


"Nevojitet një zemër e hekurt për ta parë këtë video pa derdhur lot. Sot, kur bota është e ndarë nga konfliktet, është gjithmonë e dobishme të shohim gjithçka nga perspektiva e një personi tjetër."

"Kufijtë ekzistojnë mes shteteve, jo mes njerëzve." thotë më tej Draginja.

Ky film tregon reagime spontane mes njerëzve që takohen për herë të parë në një magazinë pranë Berlinit të kohës së Luftës së Ftohtë, pranë një pike të kalimit të kufijve. Refugjatët janë nga Somalia dhe Siria dhe kanë të paktën një vit që jetojnë në Europë.

"E bëmë këtë eksperiment në Berlin sepse ky qytet simbolizon ndarjen e madhe. Në këtë sens, është e rëndësishme që t'i japim mundësi njerëzve më shumë kohë që të njohin njëri-tjetrin," thotë Hanna Waśko, një nga organizatoret e kësaj fushate nga agjencia Big Picture.
Shikim i ngulët në Sy mes dy të huajve - eksperiment social për të parë përtej kufijve Shikim i ngulët në Sy mes dy të huajve - eksperiment social për të parë përtej kufijve Reviewed by Marion Mardodaj on 6/26/2016 01:21:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.