Seksi është rruga e drejtëpërdrejtë e Zhvillimit Personal?

Seksi është rruga e drejtëpërdrejtë e Zhvillimit Personal?

 Pasi arrita një nga orgazmat më të mira, nisa të qesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk e kisha idenë se përse po qeshja, ishte qeshje e pakontrolluar dhe vazhdova kështu  për rreth 10 minuta pa pushuar.

Kur më në fund u qetësova, më zuri gjumi. Në mëngjes u zgjova si në një gjendje ekstaze.

Mendimi im i parë ishte pyetja nëse është e mundur që seksi të jetë një nga rrugët e rritjes personale.

Përgjigjja erdhi rrufeshëm: Absolutisht që po.

Ndërsa kisha këtë mendim në kokë, po mendoja gjithashtu për një anëtarë shumë të afërt të familjes, i cili kishte përvojë në eksplorimin e seksualitetit të tij për herë të parë, e cila rezultoi në një rritje surprizuese dhe të këndshme për të.

Deri në moshën 28 vjeçare, eksperiencat e tij ishin vetëm me katër prostituta të ndryshme.

Pasi më në fund takoi femrën që dëshironte me të vërtetë, trupi i tij pushoi dhe nuk regonte për sa herë ata u përpiqnin të bënin dashuri.

Ai dëshmoi se ishte e vemtja femër me të cilën kishte shkuar dhe se përvojat e tjera ishin me femra të paguara për të ktyer marrëdhënje.

Dëshmia e tij ishte shumë e vështirë për të që ta dëgjojë e ta pranojë. Ajo nuk mundi t'i duronte këto shpjegime dhe i dha fund marrëdhënjes.

Megjithëse pasojat e hapjes së zemrës së tij dhe e të ndarit të sekreteve më të mëdha nuk rezultuan çfarë ai priste, ai ndjeu për të parën herë çlirimin, qetësinë dhe më në fund besimin në vete si burrë.

Mundësoi për të parën herë që të hapet dhe t'i lërë mënjanë hijet, pasiguritë, gënjershtrat dhe të tjera gjëra që kishte ndërtuar ndër vite në jetën e tij.

Seksi mund të nxjerrë jashtë shumë emocione të fshehura, frikëra, pika të dobta, pasiguri, sjellje, hije, dëshira, fuqi, madje edhe besim.

Mund të jetë një nga mënyrat më intensive dhe të drejtpërdrejta për të parë veten, sepse gjithçka bëhet më e bukur kur lejojmë dikë të hyjë në intimitetin tonë.

Seksi na fton rregullisht të shprehim kufijtë dhe dëshirat tona, të cilat ndonjëherë mund të jenë konfliktuese dhe nuk mund të kontrollojmë se çfarë reagimesh mund të marrim nga to.

Mund të na shpjerë në një gjendje alarmi, "po sikur personi tjetër nuk pranon kufijtë dhe dëshirat e mija. Do të qëndrojë apo do largohet."

Por nga ana tjetër, nuk funksionon as të qëndrosh në heshtje, sepse ne bëjmë gjithçka në nivelin sipërfaqësorë për të mbrojtur zemrën dhe ndjenjat tona më të thella.

Duhet të jemi të ndërgjegjëm se është përgjegjësi e jona të kujdesemi e t'i dhurojmë dashuri vetes. Duke lejuar dikë që besojmë të hyjë në intimitetin tonë, kjo mund të na ndihmojë të shërkojmë rrënjët e inatit, paragjykimit, mungesës së vetëbesimit, frikës dhe dështimit.

Mund të shërojë marrëdhënjet e shkuara duke na dhënë fuqinë të shohim modelet e sjelljes sonë.

Nuk ekziston një zgjidhje për të gjitha nevojat e jetës njerëzore. Kujdesi për veten, ushqimi, emocionet, mendja, shpirtërorja dhe një sërë formash të shkëmbimit të energjisë janë të nevojshme për të adresuar kompleksitetin e vetes sonë.

Ekzistojnë kohëra kur dhimbja mund të jetë rruga më e mirë për shërim, në një mënyrë që nuk do ta imagjinonim kurrë, duke hapur dyert që mund të gjenerojnë lirinë më të thellë, dhe dashurinë e pamasë./CL/
Previous Post Next Post