Roli i Trurit në Dashuri - përse Dashura është Intoksikuese


Roli i Trurit në Dashuri - përse Dashura është Intoksikuese

 Dashuria ka një efekt intoksikues tek ne, dhe të kuptuarit e këtij misteri nga perspektiva shkencore do na ndihmonte të udhëtonim më të qartë në një marrëdhënje dashurore. Meditimi, ndëgjegja dhe aftësitë e mira komunikative janë parajoja e një marrëdhënjeje të sukseshme, por ekzistojnë edhe faktorë biologjik që mund të ndikonin tek çdo person. 

Për mijëra vjet me radhë natyra na ka komplotuar përmes evoluimit të impulseve neurologjike që lidhen me dëshirat tona për lidhje; procesi i brendshëm reflektohet së jashtmi kur angazhohemi sociologjikisht me njerëzit rreth nesh. Megjithëse nuk mund të mos e kuptojmë kurrë mekanizmin e këtij procesi, shkenca mund të thotë shumëçka.

"Të rënit në dashuri bën që trupi të lëshojë një sërë kimikatesh të mira që nxisin reagime të caktuara psikike. Ekliksiri i brendshëm i dashurisë është përgjegjës për të bërë që faqen tona të skuqen, që pëllëmbët e duarve të djersiten dhe zemrat të vrapojnë me shpejtësi," Pat Mumby, Ph. D.

Të gjithë hiqen si budallenj
Le t'ja nisim nga e para...Dashuria është e bukur, por mund të jetë edhe droguese; na bën të veprojmë e të themi gjëra të çmendura. Thuajse të gjithë i njohim ndjenjat e "shkrirjes" apo "humbjes së kontrolli" në momentet e pasionit me njeriun e dashur të zemrës. Për këtë duhet të falënderojmë një pjesë të trurit që quhet "amygdala", një pjesë shumë e rëndësishme dhe e dobishme e trurit që na ndihmon të qëndrojmë "mbi shina". Fatmirësisht të gjithë kemi aftësinë për të qeshur me veten dhe me të tjerët nga këto shpërthime, nëse nuk ka mjaftueshëm këngë për të na ngushëlluar.

Amygdala ka aftësinë që ta shpjerë trurin në një gjendje dyluftimi ose "fluturimi". Vjen nga e shkaura jonë prehistorike kur ishim pre e kafshëve të egra. Truri kishte nevojë të kalonte nëpër qendrat e të menduarit të lartë kur njeriu ishte në rrezik për mbijetesë në situatat "jetë a vdekje". Kur nxitemi emocionalisht, kjo është rrezultat i amygdalas, e cila percepton diçka të rrezikshme. Aftësia për ta kuptuar këtë, për të pushuar dhe marrë frymë, mund të bëjë mrekullira në termat e normalitetit në momentet e nxehjes.

Dashuria amënore dhe romantike janë përvoja tepër shpërblyese. Të dyja janë të lidhura me përjetësimin e species dhe prandaj janë kaq të lidhura biologjikisht dhe të rëndësishme nga rëndësia evolutative. Teknikat e reja të studimit të trurit u ka mundësuar shkencëtarëve të mësojnë më shumë rreth bazës neurologjike të dashurisë amënore dhe romantike. Të dy llojet e dashurisë aktivizojnë zona specifike të trurit, duke tejkaluar në zona të trurit të pasura me receptorë të oksitoksinës dhe vasopresinës.

Përse bien në dashuri budallenjtë?
Manipulohemi nga një përzierje neurikimikatesh në trurin tonë që lidhet me dëshirën për seks, afeksionin, dhe preferencat e partnerit. Këto motive janë në bazë të riprodhimit për specien tonë; kanë një shtysë biologjike shumë herë më të vjetër se jetëgjatësia e një jete njerëzore. Sidoqoftë, dashuria, seksi dhe marrëdhënjet nuk ekzitojnë vetëm për t'u riprodhuar, por janë gjithashtu shumë të rëndësishme për shëndetin, rritjen personale dhe spiritualitetin.

Çiftet shpesh shfaqin shenjat e dopaminës përmes rritjes së energjisë, nevojës më të pakët për të fjetur dhe ngrënë. dhe rritjen e fokusit në detajet më të vogla të marrëdhënjes romantike. - Dr. Helen Fisher.

"Neurokimikat" është një term i gjerë që përfshin neuropeptides dhe neurotransmetuesit. Neurotransmetuesit janë kimikate që mundësojnë transferimin e neuroneve përmes transmetimit të sinjaleve kimike në sinaps. Ndërsa neuropeptited janë molekula që përdoren nga neuronet për të komunikuar me njëra-tjetrën. Në vija të përgjithshme, lojtarët kryesorë në këtë dramë kimike përfshijnë testosteronin dhe estrogjenin, të cilat lidhen me nxitjen për seks; dopanina, e cila lidhet me kënaqësinë, toksikimin dhe shpërblimin; oksitoksina, që njihet edhe si "hormoni i dashurisë" lidhet me afeksionin dhe lidhjen.

Nuk është vetëm në trurin tonë
Sipas teorive kryesore të ekspertëve, sistemi ynë nervorë nuk është i vetëpërmbushur por ndikohet nga njerëzit rreth nesh, dhe nga njerëzit me të cilët jemi më afër. Kjo hipotezë njihet si "rezonanca limbike". Është shpjegimi biologjik i simfonisë së ndjenjve më të thella që ndodhin kur sinkronizohen me njëra-tjetrën dhe ka domethënje të rëndësishme për personalitetin dhe jetëgjatësinë e shëndetit emocional. Ky fenomen nuk është unik vetëm tek njerëzit, por edhe tek gjitarët dhe speciet e tjera.

Duke i bërë copëzat bashkë
Pra është vetë shkenca që na e konfirmon se sa komplekse dhe e paparashikueshme mund të jetë dashuria. Kjo dhuratë, është aftësia për të dalluar se cilat nevoja dhe reagime biologjike nxiten. Kur veprojmë si të droguar në lidhje me dashurinë, mund të arrijmë një përqafim për të kënaqur nevojën tonë për afeksion (për të rregulluar oksitoksinën), por nëse testosteroni dhe estrogjeni janë tejet të mbushur, mund të sillemi vërdallë për kënaqësi seksuale.

Seksi mund të çojë në një lidhje më të thellë, që mund të shkaktojë dehje kimike duke bërë që "ta humbim" kur amygdala ndjen një sens rreziku. Ky cikël i përjetshëm na çon në principet bazike shpirtërore të praktikave të dhembshurisë dhe zemërbutësisë, bashkë me një dashuri të pakushtëzuar për veten dhe tjetrin.

Kjo nevojë e përjetshme në thelësinë e natyrës sonë vazhdon të iluminojë mrekullinë e jetës tonë sociale si qenie njerëzore.
Previous Post Next Post